Categories Lajme

‘E diela pa makina’/ Artan Hoxha pyet Ramën: Po betonieret?!

Gazetari Artan Hoxha ka reaguar pas propozimit të kryeministrit Edi Rama, i cili tha se duke filluar nga tetori i këtij viti deri në mars të 2021-it e diela do të jetë pa makina. Përmes një postimi në ‘Facebook’, ai e ironizon Ramën, duke u shprehur se përveç makinave nuk duhet të lejohen edhe betonieret.

Sipas Hoxhës, betonieret dhe kamionët e tonazhit të rëndë të industrisë së ndërtimit, të cilët rezultojnë të jenë ndotësit më të mëdhenj të ajrit dhe mjedisit në kryeqytet. ‘Na rruaç komandant, të paçim sa malet’, ironizon ndër të tjera gazetari.

Postimi i plotë: Te diela pa makina per popullin, apo edhe pa betoniere?! Udheheqesi, sefundi na beri me dije se: “Fundjava pa makina do të mbetet në fuqi edhe dy të shtuna e të diela. Per t’u rikthyer pas sezonit të verës, ku çdo të diel minimalisht, nga tetori deri në marsin e ardhshëm, si një moment të përjavshëm, si një moment duke iu kushtuar mjedisit, të moshuarve dhe fëmijëve e familjeve tona”. Na rruaç komandant, te paçim sa malet!!! Tani, kjo e diela do jete pa makina fare?!

Apo vetem per makinat e popullit, perjashtuar betonieret dhe kamionet e tonazhit te rende te industrise se ndertimit, te cilet rezultojne te jene ndotesit me te medhenj te ajrit dhe mjedisit ne kryeqytet. Sepse gjate pandemise dhe masave te izolimit kunder covid19, kur levizja ndaloi per te gjithe qytetaret, te vetmet mjete qe nuk ndaluan kurre qarkullimin dhe ndotjen mbi kryeqytet, ishin betonieret dhe kamionet e tonazhit te rende.

Keto te fundit, nen bekimin e lejeve ndertimore te Lali Erit, vazhduan te betononin me sukses te plote edhe ato cepa te kryeqytetit qe i kishin mbijetuar betonizimit. Pra ju lutemi na qartesoni, do kemi te diela pa makina per te gjithe, perfshire dhe betonieret, apo te diela, vetem pa makinat e popullit?!

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Mirditë, plagosen 6 kushërinjtë e mitur, 16-vjeçari humbi kontrollin e automjetit dhe u përplas me shtyllën

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në zonën e Fanit, në Mirditë, ku janë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Babë e bir shpallen në kërkim për kultivim kanabisi në Kukës, procedohet edhe kryeplaku i fshatit

Policia e Kukësit ka zhvilluar një operacion antikanabis në fshatin Gështenjë, ku ka shpallur në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Princ Leka bëhet baba për herë të dytë, publikon foton familjare

Oborri Mbretëror Shqiptar ka njoftuar lindjen e Lartësisë së Tij Mbretërore, Princ Aleksandër i Shqiptarëve,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier \ Dhuna ndaj të miturës, arrest në burg dhe në shtëpi për dy nga vajzat e përfshira! Tjetra shtrohet në spital psikiatrik

Prokuroria e Fierit ka kërkuar dhe Gjykata ka caktuar masat e sigurisë ndaj tre vajzave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Korrik 2026

Dashi Dite e kënaqshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Gjerat…

LEXO ME SHUME