Categories Showbiz

“E Diell”/ Arjan Konomi në një rrëfim të rrallë për jetën e tij

Analisti Arjan Konomi, ka folur për jetën e tij personale. Ai është rikthyer në televizion pas një shkëputjeje të gjatë dhe ka pasur shumë për të treguar. “Kam jetuar në Vuno, në shtëpinë e gjyshërve. Ishte një rikthim pas në fëmijërinë time, ndjesi të papara dhe kam marrë kohën për të shkruar dy librat. Po të isha në Tiranë nuk do të mund ti shkruaja librat”.-rrëfen Konomi.

Para “izolimit” në Vuno, Konomi ka udhëtuar shumë. Njihet si aventurieri që ka vizituar shumë vende të botës. “Udhëtimet më të bukura i kam bërë kur kam qenë student dhe s’kisha lekë. Udhëtoja me mjete rrethanore.”

Ndan ndër të tjera një moment të këndshëm nga Japonia: “Në Japoni doja ti mësoja ca fëmijëve këngë labçe, unë këndoja ata bënin iso”. Si asnjëherë më parë, ai ka treguar për raportin që ka bërë për UÇK nga Kosova në 1998.

“Kam bërë raportin e parë për UÇK-në në botë. Shkova në Drenicë me një dokument si gazetar italian. Kam rrezikuar jetën duke u hequr si italian sepse asnjë shqiptar s’kishte shanse të hynte në Kosovë atë kohë. Kam qenë te familja e Fadil Gecit, policia serbe qëlloi, por u fshehëm”

Sipas tij, serbët i thoshin popullit të Kosovës se UÇK ishte organizatë terroriste dhe markiste. “Fola shumë me ta që ti thoja se nuk ishte ashtu dhe se UÇK-ja do ti ndihmonte”.

“Raporti im është publikuar në qershor 1998, pati shumë sukses, La Repubblica e nxirrte çdo dite në gazetë”- thotë Konomi duke shtuar se e do dhe e kupton shumë Kosovën sepse ka parë çdo gjë nga afër.

Më tej ai tregon për eksperiencën në politikë: “Kam qenë këshilltar i presidentit Moisiu, më kishte parë në Itali. Nga kjo përvojë interesante njoha intrigën, mashtrimin, korrupsionin në politikë. Thashë kjo është hera e parë dhe e fundit  për mua në politikë”.

Konomi njihet si personazh publik që ka dalë në mbrojtje të homoseksualëve dhe thotë se çdo kush ka të drejtën e zgjedhjes. Por habit kur thotë se është kundër martesës.

“Jam kundra martesës në përgjithësi, është një kontratë, një formë shantazhi”. Sot shumë martesa janë të sforcuara, nga familja, fëmijët. Jeta është shumë e shkurtët për ta jetuar bukur dhe shumë e gjatë për ta jetuar vetëm me një njeri”– shton më tej.

E Diell/ Arjon Konomi tregon se kë pëlqen midis “Për’Puthen” dhe “Big Brother” Arjan Konomin e njohim si analistin e “Për’Puthen” dhe para shumë viteve si analist në “Big Brother”, dy reality-show shumë të ndjekura. Por kë ndan ai midis të dyve?

I pyetur nëse pëlqen më shumë “Për’Puthen” apo “Big Brother”, konomi e cilëson këtë të fundit  si dashurinë e tij të madhe. Të rinjtë e sotëm i sheh shumë ndryshe nga të rinjtë e “Big Brother”: “Janë më të shkathët, më egoistë, më të papërballueshëm. Ndoshta sepse në “Përputhen” kanë kontakt me jashtë dhe bëjnë si diva ekrani ndërsa në “Big Brother” nuk e dinin çfarë bëhej jashtë dhe çfarë mendonin për ta”. “ ‘Për’Puthen është akoma në proces, jam duke e përjetuar, nuk e di s do vazhdojë por ‘Big Brother është dashuria ime e madhe”- rrëfen ai.Top Channel

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME