Categories Lajme

Nuk është Pfizer as Moderna, Presidenti Putin “i beson” jetën vaksinës ruse

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin pritet të  vaksinohet me Sputnik V për koronavirusin.Këtë  Lajm e bëri të ditur  zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov një kanali televiziv shtetëror rus këtë të dielë. “Ai tha se do të vaksinohet, dhe e mori këtë vendim ndërsa priste që të përfundonin të gjitha formalitetet,” u citua zëdhënësi të ketë thënë për Rossiya 1 TV Channel në faqen e saj të internetit. Rusia filloi një program vaksinimi vullnetar me vaksinën Sputnik V në fillim të dhjetorit, duke filluar me grupet më të prekshme në Moskë.

Personat mbi 60 vjeç mund të fillojnë të aplikojnë për ta bërë injeksionin të hënën, tha kryetari i bashkisë së Moskës Sergei Sobyanin të dielën, një ditë pasi ministria ruse e shëndetësisë tha se vaksina ishte aprovuar për përdorim nga të moshuarit pas një testi të veçantë.

Putin ishte shprehur më herët se vaksina ruse ishte efektive dhe e sigurt dhe ai nuk pa asnjë arsye për të mos u vaksinuar duke shtuar se po priste sa ajo të ishte e disponueshme. Që nga fillimi i konfirmimit të rasteve të para me Covid-19 në Rusi, Putin ka punuar kryesisht në distancë, mbledhjet i ka zhvilluar online si dhe ka kufizuar udhëtimet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zbardhet plagosja në Tiranë, arrestohen tre persona

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në rrugën “Frosina Plaku” në Tiranë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunuan të miturën dhe publikuan pamjet, procedohen tre adoleshentet në Fier

Një incident i rëndë ka ndodhur në Fier, ku tre adoleshente kanë dhunuar një vajzë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME