Categories Lifestyle

E dini pse mbretëresha Elizabeth nuk vesh kurrë dy herë të njëjtat veshje?

Të jesh pjesë e një prej familjeve mbretërore më të rëndësishme të të gjitha kohërave, është shumë më e vështirë nga ç’mund ta imagjinoni. Dhe kur kjo familje është familja mbretërore angleze, e cila njihet për frymën hermetike dhe rigoroze të ruajtjes së privatësisë dhe respektimin të kodeve të caktuara të sjelljes, çdo lajm rreth tyre përbën bujë, edhe zakonet nga më të çuditshmet për shembull.

Dhe nëse do të ndaleshim në këtë pikë, duhet të pranojmë që mbretëresha Elizabeth ka shumë për të treguar, sidomos kur bëhet fjalë për stilin e saj. Për shembull e keni vënë re që ajo vishet me ngjyra të forta nga koka tek këmbët? Ajo është e dhënë pas ngjyrave të ndezura, shumë të guximshme për një Mbretëreshë.

Megjithatë ajo duhet të vishet me ngjyra jo se i pëlqen, por sepse kështu ia dikton protokolli, sepse në këtë mënyrë mund të dallohet nga turma sa herë që parakalon me raste festash, transmeton Living. Ajo që nuk dini është se, ndryshe nga Meghan dhe Kate, 93-vjeçarja nuk vesh kurrë të njëjtën veshje më shumë se një herë? Dhe sigurisht që as kjo nuk është zgjedhje e saj, por pjesë e etikës mbretërore.

E thënë më ndryshe, mbretëresha Elizabeth nuk mund t’i lejojë vetes të njëjtën veshje, sepse të ftuarit mund ta konsiderojnë si mungesë vëmendjeje dhe respekti karshi tyre. Por ç’ndodh me to? Sipas gazetareve Zoe Burrell dhe Angela Mollard, Elisabeth u jep veshjet stilistëve të saj, të cilët mund t’i veshin apo shesin ato.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME