Categories Lajme

‘E dinim që s’do kishim fatin e Italisë’, flet Alimehmeti

Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti më një lidhje me Skype me News 24 komentoi daljen e nënave me fëmijë sot paradite, një masë lehtësuese kjo e ndërmarrë ditët e fundit, duke qënë se kurba e COVID 19 në Shqipëri vijon të jetë e sheshtë. Ndërsa komentoi rastet e shumë nënave dhe fëmijëve pa masa mbrojtëse, mjeku sqaroi edhe mënyrën se si duhet përdorur maska.

“Në treg nuk ka maska për fëmijë, nuk ka për formën e tyre të fytyrës. Pika kryesore e efikasitetit të tyre është se nuk duhen prekurpo ashtu nuk duhet liruar dhe cliruar hunda. Nuk ka pasur nevojë për maska në rastin e fëmijëve. Nënat duhet të kenë marrë masa për higjenizimin e duarve të tyre”,- tha ai. Mjeku tha ndër të tjera se kurba e virusit po vijon të jetë e sheshtë c’ka na jep më shumë shpresë se edhe masat do të zbuten më tej.

“Ne kishim informacione që Shqipëria nuk do shfaqte fatin e keq të Italisë për shkak të karakteristikave të popullsisë sonë, pamë që ajo valë nuk erdhi kurrë por erdhi dicka e butë me shifra të rrafshta. Kapacitetet spitalore ekzistojnë si rrjedhojë kjo na jep shpresë dhe informacion të vlefshëm mbi ecurinë e kësaj sëmundje, ndaj edhe Shqipëria e shumë shtete të tjera po shkojnë drejt lirimni e masave”,- tha ai. Por a ka rrezik nga daljet massive të njerëzve në një orar të caktuar? Mjeku sqaron se: “Nëse pas 4 apo 5 ditësh shtohet numri i të sëmurëve atëherë duket se kjo është nga liria e kësaj jave. Për ta marrë virusin nevojiten pak kohë”,- tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 25 Gusht 2026

Dashi Mos e lini për asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse mund t’iu…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur 10 ditë më parë në një banesë…

LEXO ME SHUME