Categories Lifestyle

Ja mosha që fëmijët përjetojnë emocionet e tyre të para

Shumica e studimeve thonë se vetëm pas gjashtë muajsh të jetës bebet fillojnë të përjetojnë emocione të vërteta. E para? Gëzimi. Për dekada të tëra, psikologët pyesin se cila është koha kur njeriu fillon të përjetojë emocionet e para. Disa studiues besojnë se emocionet janë një lloj pakete e parformuar e pranishme tek fëmijët që nga lindja. Sidoqoftë, shumica argumenton se në fillim të jetës janë të pranishëm vetëm pararendësit dhe se për emocionet e vërteta mund të flitet vetëm nga gjashtë muaj e tutje.

Emocione universale. Ky vizion i dytë nënvizon gjithashtu se emocionet nuk shfaqen të gjitha bashkë, por me një sekuencë të saktë, duke filluar nga ato universale: së pari gëzimi, pastaj zemërimi, më në fund frika dhe trishtimi.Vetëm më vonë, me disa shenja pas vitit të parë të jetës, por në veçanti nga mosha pesë ose gjashtë vjeç, të ashtuquajturat emocione sociale fillojnë të manifestohen tek fëmijët, si turpi, sikleti, xhelozia, zilia, faji.

Po pas 7 vjetësh? Këto janë, në fakt, disponime më komplekse, të cilat nënkuptojnë një vetëdije më të madhe dhe një aftësi më të rafinuar për të vlerësuar ngjarjet.Për këtë arsye, vetëm pas gjashtë ose shtatë vjetësh fëmijët fillojnë të përjetojnë edhe më shumë emocione në të njëjtën kohë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME