Categories Lifestyle

E dinit se shumica e rrudhave krijohen në gjumë? Këto janë 4 këshilla se si mund t’i shmangni

Na ka ndodhur shpesh të dëgjojmë shprehjen “gjumi i bukurisë”, dhe ka një arsye se pse quhet kështu. Ka disa elementë si kohëzgjatja të paktën 7 orë gjumë gjatë natës, zgjedhja me kujdes e këllëfit të jastëkut, pozicioni i duhur i fjetjes etj, që kjo shprehje të marrë vlerën e duhur.

Në të kundërt nëse njëri prej këtyre elementeve nuk bashkëvepron me të tjerët atëherë pasi të zgjoheni do të dukeni më të lodhur. Në këtë artikull do të gjeni të listuara mënyrat se si ta bëni gjumin tuaj më të rehatshëm dhe të shmangni rrudhat në lëkurë.

1. Pozicioni i duhur, mundohuni të flini në shpinë

“Fjetja në shpinë është alternativa më e mirë kur bëhet fjalë për reduktimin e rrudhave,” tha dermatologu Michael Jacobs , drejtor i teknologjisë mjekësore në Cortina dhe profesor i asociuar klinik i Dermatologjisë në Kolegjin Mjekësor Weill Cornell. Kur flini në anë, lëkura paloset dhe ka presion vetëm në njërën anë të fytyrës, gjë që mund të lejojë formimin e rrudhave. Fjetja në shpinë mund të ndihmojë në luftimin e linjave të padëshiruara.

2. Zgjedhja e duhur e këllëfit të jastëkut

Nëse keni lexuar për përfitimet e llojit të duhur të këllëfëve të jastëkëve, ka disa ekspertë që shohin logjikën pas këtyre pretendimeve.

“Jastëkët e mëndafshtë janë më të mirë për lëkurën tuaj,” tha Jacobs. Ka më pak fërkime midis lëkurës dhe jastëkut, gjë që redukton efektin negativ që mund të ketë në lëkurën tuaj.

Mos harroni edhe maskat e gjumit, shtoi më tej ai. Përdorimi i një maske mëndafshi për sytë mund të zvogëlojë ndjeshëm formimin e rrudhave duke mbrojtur pjesën më delikate të lëkurës rreth syve tuaj.

Pra, çfarë është kaq e mrekullueshme për mëndafshin?

Për shkak se mëndafshi është më i butë se pambuku, ai nuk do të tërheq lëkurën ndërsa lëvizni gjatë gjumit. Mëndafshi gjithashtu thith më pak lagështi se pambuku ose mikrofibra, kështu që nuk do të thithë hidratimin ose produktet e natës nga lëkura juaj, brenda natës. Pavarësisht se çfarë lloj këllëfi jastëku përdorni, duhet ta lani rregullisht për të parandaluar përhapjen e baktereve që mund të çojnë në akne.

3. Kohëzgjatja e gjumit

Është e rëndësishme t’i jepet përparësi gjumit si një kohë për të zhbërë disa dëme që mund t’i jenë shkaktuar lëkurës gjatë të. Shumica e dëmtimit mjedisor që i ndodh lëkurës është gjatë orëve të ditës, me ekspozimin ndaj ndotjes dhe agjentëve oksidues, dritës UV dhe faktorëve të tjerë, të cilët të gjithë kontribuojnë, me kalimin e kohës, në humbjen e kolagjenit, linjave të imëta, rrudhave dhe njollave të errëta, Duhet ta mendoni natën si një shans për rikuperimin e lëkurës, duke përdorur produkte të tilla si retinoli , i cili mbështet prodhimin e kolagjenit dhe duke marrë pushim të mjaftueshëm për të luftuar konsumimin e përditshëm.

Po ju tregoheni të kujdesshëm ndaj këtyre detajeve gjatë gjumit tuaj?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Njihuni me vendin më të lumtur në botë, këto janë tre arsyet kryesore që e veçojnë

Mbajtja e rekordit për përqindjen më të lartë të qytetarëve të lumtur, për shumë vite,…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse ushqimet e konservuara janë të rrezikshme, kujdesi që duhet të tregoni kur i blini

Ritmi i shpejtë i jetës shpesh bëhet shkaktar edhe për mënyrat e gabuara që njerëzit…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të “shëroheni” nga varësia ndaj telefonit?!

Çdo ditë e më shumë, njerëzit po harrojnë të shijojnë jetën e tyre reale duke…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

5 ushqime kyçe për një jetë të shëndetshme dhe ekonomike

Në një botë ku ushqyerja e shëndetshme po bëhet gjithnjë e më prioritare, zgjedhja e…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

8 vendet më mira në botë ku mund të punoni nga çdo ambient

Përpara pandemisë, shumë pak njerëz punonin remote (punë që kryhet në çdo ambient përpos atij…

LEXO ME SHUME