Categories Lajme

“E drejta e votës është kushtetuese”, Meta kundër Ramës

Ndryshe nga kryeministri Rama, presidenti Ilir Meta u shpreh pro votimit të personave të prekur me Covid-19 në zgjedhjet e 25 prillit. Gjatë takimit të mbajtur sot me përfaqësues të shoqërisë civile kreu i shtetit e konsideroi të drejtën e votës si një të drejtë kushtetuese. “Është e drejtë kushtetuese, e drejta e votës. Mënyrën se si duhet ta zgjidhim, hajt ta zgjidhim. Aktet burokratike bëhen për të realizuar dhe zbatuar Kushtetutën e Shqipërisë”, u shpreh Ilir Meta.

Ndërkaq, kryeministri Edi Rama deklaroi për personat që nuk janë negativizuar nuk bëhet fjalë fare që të votojnë, pasi duhet të vetëkarantinohet në shtëpi. “Do bëjmë të njëjtën gjë si të gjithë vendet e tjera që për ata të cilët janë të testuar pozitiv dhe nuk janë negativizuar, nuk bëhet fjalë fare, duhet të qëndrojnë në shtëpi, duhet të vetëkarantinohen.

Është e vërtetë ky shqetësim dhe kanë bërë të gjithë vendet e tjera kështu sepse ka pasur një sërë zgjedhjesh në këtë kohë pandemie dhe kështu është vepruar. Janë të parët njerëzit që duhet të marrin përgjegjësinë për këtë, por për fat të mirë nuk ka pasur të dhëna shqetësuese post elektorale mbi shëndetin e njerëzve, pra nuk ka pasur rritje të infektimeve”, u shpreh kryeministri Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën e Shkodrës, duke rrezikuar edhe banesat

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME