Categories Lajme

E ekzekutoi pas sherrit për kokainën, dorëzohet në polici autori i vrasjes së shqiptarit në Selanik

Është dorëzuar në policinë autori i vrasjes së 51-vjeçarit shqiptar Shpëtim Bajramit, që u qëllua dje në një karburanti në zonën e Analipsit, në lindje të Selanikut.

Bëhet fjalë për një shqiptar 45-vjeçar, baba i tre fëmijëve, i cili është vetëdorëzuar i shoqëruar nga avokati i tij, Thanasis Alexopoulos, sipas voria.gr.

Sipas të dhënave të dy personat njiheshin prej kohësh me njëri-tjetrin dhe merreshin me trafik heroine dhe kanabisi nga Elbasani në Selanik.

Sipas policisë greke viktima ka qenë korrier i drogës, që ia sillte ekzekutorit. Ai hynte e dilte shpesh në Shqipëri. Zakonisht përdorte doganën e Qaf Thanës për të hyrë në Shqipëri dhe dilte nga Kapshtica. Për herë të fundit ka hyrë në Greqi vetëm pak orë para se të vritej.

Dëshmitarë okularë i kanë thënë policisë që debati mes tij dhe autorit ka qenë lidhur me një sasi lekësh të cilën autori nuk ja kishte dhënë viktimës për një punë të kryer për të cilën viktima kishte qenë korrekt dhe priste të paguhej.

Policia greke thotë se autori ka qenë me precedent penalë ndërsa mjeti është në pronësi të bashkëjetueses së tij, edhe kjo nga Elbasani.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME