Categories Lajme

Lëvizja e fundit, mbërrin në SPAK vendimi i Kuvendit për heqjen e imunitetit të Ahmetajt

Tashmë zyrtarisht Kuvendi ka përfunduar të gjitha procedurat për t’i dhënë leje SPAK që të arrestojë Arben Ahmetajn.

Këtë pasdite vendimi i Kuvendit për heqjen e mandatit të deputetit Arben Ahmetajt, ka mbërritur në zyrën e SPAK.

Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot (14 korrik) me 117 vota pro vendimin për heqjen e mandatit të Ahmetajt, i cili është larguar nga vendi.

Agron Duka, Vangjel Dule dhe Fatmir Mediu janë tre deputetët që kanë abstenuar në votimin për arrestimin e tij.

Kuvendi i në këtë mënyrë i hapi rrugë arrestimit të ish-zv.kryeministrit, por ai nuk ndodhet në Shqipëri.

Sipas përfaqësuesit të tij ligjor, Ahmetaj ndodhet në Angli pranë familjes së tij.

“Zoti Ahmetaj ndodhet pranë familjes së tij, pranë vajzës së tij në Angli. Do të vijë në Shqipëri kur të ketë liri”, deklaroi avokati i tij për mediat.

Kryeministri Rama, i cili ishte i pranishëm në seancë dhe votoi pro arrestimit të Ahmetajt, reagoi për herë të parë pas kërkesës së SPAK në një postim në Twitter.

Pas përfundimit të seancë plenare të sotme, kreu i qeverisë shkroi: “Pasdite në 18.30 do t’i drejtohem opinionit publik me një adresim për votimin e sotëm në Kuvend”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME