Categories Lajme

E ëma e braktis në jetimore, djali kërkon të bashkohet me të pas 10 vitesh

Programi “Dua të të bëj të lumur” solli këtë mbrëmje historinë e një djali të cilin e ëma e kishte braktisur në jetimore prej 10 vitesh.  Ardiasi mbrëmjen e sotme kishte ftuar nënën e tij, Samijen për ta pyetur se pse e kishte braktisur në jetimore dhe se kush ishte babai i tij. Samija rrëfeu se ajo nuk kishte pasur mundësi ekonomike për të mbajtur 3 fëmijët e saj dhe për këtë arsye i kishte dërguar në jetimore. Ajo tregoi që babai i Ardiasit nuk ishte i aftë që të kujdesej për familjen, madje edhe paratë që fitonte nuk i dërgonte në shtëpi. Për këtë arsye Samija ishte divorcuar kur Ardiasi ishte vetëm 6- muajsh dhe ai nuk e njohu kurrë babain e tij.

Ardiasi në studio i kërkoi Samijes që të jetonin sëbashku dhe të mos qëndronte më në jetimore. “Ma pse më keni çuar në shtëpinë e fëmijës? Gjithashtu unë dua që të bashkoj familjen, prandaj dua të njoh babin!”,- ishin fjalët me të cilat i’u drejtua ai nënës së tij.   Samia refuzoi t’i tregonte Ardiasit se kush ishte babai dhe sipas saj ai nuk e meritonte dashurinë e tyre. Pas ndihmës të premtuar nga programi “Dua të të bëj të lumtur”, Samija pranoi që Ardiasi të jetonte me të. Në fund nënë e bir u takuan pas shumë kohësh.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME