Categories Sport

Ibrahimoviç ironizon CR7: Pse nuk luan në kategori të dytë

Ish-futbollisti i Kombëtares së Suedisë, Zlatan Ibrahimoviç di më së miri të marrë vëmendjen e mediave edhe kur nuk është në fushën e lojës. Fjalët dhe deklaratat e suedezit kanë karakter thumbues, por që rrinë mirë të koordinuara bashkë me ironintë dhe “sulmet” .

Futbollisti që luan në kampionatin amerikan me skuadrën e Los Anxhelos Galaksi, në një intervistë të fundit ka folur për Kristiano Ronaldon, por si gjithmonë nuk ka kursyer edhe thumbat, që me sa duket i ka me “shumicë”. Ai është shprehur se lojtari i kombëtares së Portugalisë ndërmerr sfida që nuk janë pozitive, ndërsa shton se ai duhet të shkojë të luajë në një kategori të dytë, pasi të luash për Juventusin shtoi ai nuk është një sfidë. “Meqë do sfida, përse nuk shkon në një ekip të kategorisë së dytë, të bëhesh kampion dhe ta ngjisësh në kategorinë e parë. Ato që thotë ai janë gjepura, të shkosh tek Juventus nuk është sfidë”, shprehet ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME