Categories Lajme

E ëma i dha mbidozë ibuprofeni, mjekja tregon për gjendjen e të miturës ukrainase

Një ngjarje e rëndë u regjistrua ditën e sotme në qytetin e Sarandës, ku një e mitur ukrainase, u dërgua me urgjencë nga prindërit në urgjencën e qytetit e me pas ne Tirane, për shkak se kishte marrë një mbidozë ilaçesh.

Në lidhje me këtë ngjarje ka folur edhe mjekja e shërbimit të pediatrisë në spitalin “Petro Nako” në Sarandë, Eranda Andoni, e cila ka njoftuar se e mitura nga Ukraina, e cila mori doza të larta ibuprofeni, është në gjendje të mirë shëndetësore.

Ajo thotë se vajza kishte pirë 5 tableta 400 miligramshe ibuprofen të cilat ia kishte dhënë gabimisht e ëma në vend që t’i jepte loperamid pasi e mitura ishte me diarre.

Mjekja tregon momentin që kur erdhi e mitura në urgjencë e deri në dërgimin e saj me helikopterë në Tiranë.

“Vajza kishte rreth 2 orë që i kishte konsumuar tabletat Ibuprofen, 5 të tilla me nga 400 mg secila. Ia kish dhënë e ëma. Erdhi e topitur dhe me dhimbje të forta barku që ta jep intoksikimi nga Ibuprofeni”, ka thënë mes të tjerave mjekja pediatre, ndërkohë që nga interesimi i saj në spitalin në Tiranë ka mësuar se 12-vjecarja është e stabilizuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME