Categories Lajme

E FUNDIT/ Alibeaj tërheq ankimimin për statutin e PD-së

Deputeti i PD Enkelejd Alibeaj ka tërhequr ankimimin e bërë në gjykatë për statutin e Partisë Demokratike.

Deklaratë e Përfaqësuesit Ligjor të PD, Indrit Sefa Ju falenderoj te gjitheve per interesimin e vazhdueshem dhe per menyren se si keni percjelle per publikun vijimësinë e këtij procesi gjyqsor.

Sot dëshirojmë t’ju informojmë që në seancën gjyqsore që pritet të fillojë pas pak Partia Demokratike do të paraqesë një kërkesë për heqjen dorë nga ankimi e për pasojë pushimin e gjykimit të kësaj cështje.

Si fillim vlen te theksohet se kjo ceshtje eshte e natyres procedurale dhe tashme i ka rene aktualiteti. Gjykimi i sotem per te cilin ne kerkojme pushimin e ceshtjes, përcakton nësë kuvendi i Korrikut 2021 do të regjistrohet apo jo në regjistrin e partive politike të Gjykatës së Tiranës.

Për shkak se statuti i miratuar nga Kuvendi i korrikut 2021 është akti mbi të cilin pretendohet se është bazuar mbledhja e të vetëquajturit Kuvendi i 11 dhjetorit 2021 vijimi i gjykimit të kësaj cështje thjesht pengon gjykimin e cëshjes mbi legjitimitetin e Kuvendit të 11 dhjetorit dhe zgjidhjen përfundimtare të legjitimitetit të organeve drejtuese të Partisë Demokratike.

Ne kushtet kur ceshtja eshte shnderruar ne nje artifice juridike qe po zvarritet jemi te bindur se gjyqi i planifikuar per sot ndoshta eshte bere pengese per gjykimin e vendimit te Zhukrit.

Qe eshte ne thelb dhe problematika kryesore qe pret zgjidhje. Per te pershpejtuar dhenien e vendimit per kete ceshtje ne kemi paraqitur nje kerkese per pershoejtim qe ne dt 31 maj

Zgjidhja perfundimtare nga gjykata per kete ceshtje do te sjelle dhe qartesimin e shume problematikave qe kane shoqeruar aktivitetin politik te PD gjate ketyre muajve.

Pa dashur te paragjykoj vendimin qe do te marrin gjykatesit, nuk mund te rri pa permendur qe per kaq muaj me radhe eshte e cuditshme ne mos e qellimshme zvarritja pa arsye te qarte e vendimit.

Per sa me lart i bejme thirrje gjykates se tashme nuk ka asnje lloj pengese te shqyrtoje ceshtjen Zhukri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME