Categories Lajme

E fundit/ Kryeministri Rama shkarkon Avokaten e Shtetit

Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar Avokaten e Shtetit, Alma Hicka. Mësohet se në vend të saj, kryeministri ka propozuar Artur Metanin. Alma Hicka u emërua si Avokate e Shtetit në vitin 2013. Kujtojmë që lajmin e ka bërë të ditur vetë kryeministri Rama nëpërmjet profilit të tij në rrjetet sociale.

E diplomuar shkëlqyeshëm në Shkollën e Lartë të Magjistraturës pas vendit të parë në rezultatet e kursit përkatës dhe Master në të drejtën civile nga Universiteti i Tiranës, në mungesë të çdo lirie konkurence e vlerësimi për meritën, Alma Hicka ka vijuar karrierën si gjykatëse e shkallës së parë dhe inspektore në Këshillin e Lartë të Drejtësisë.

Sot ajo ka marrë pëlqimin e merituar për të drejtuar avokaturën e shtetit, si një tjetër grua në karrierë që merr përsipër barrën e një përgjegjësie të madhe në rrugën e rimëkëmbjes së institucioneve të vendit dhe posaçërisht, si kryembrojtëse e interesit të shtetit shqiptar në shumë fushëbeteja ligjore me individë e sidomos kompani të “mirëarmatosura” me ekipe juridike”, shkruante Rama.

Ish-Avokatja e Shtetit Alma Hicka, ka qenë mjaft e sulmuar nga opozita, pas përfshirjes së bashkëshortit të saj në çështjen e CEZ. Hicka  kishte nënshkruar një marrëveshje duke i falur rreth  600 milionë euro CEZ, ndërsa bashkëshorti i saj ka përfaqësuar CEZ si avokat në disa gjyqe të zhvilluara në Tiranë, këtë çështje opozita e ka cilësuar shpeshherë si konflikt interesi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

37-vjeçarja shtatzanë nga Pogradeci humb jetën gjatë transportit drejt Tiranës

Një 37-vjeçare, me inicialet M.K., në muajin e shtatë të shtatzënisë, është paraqitur në spitalin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I arrestuar dy ditë më parë për vjedhje, ndërron jetë nga arresti kardiak i paraburgosuri në Vlorë

E.Shparthi, i cili ishte arrestuar në Vlorë vetëm dy ditë më parë për një vjedhje,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME