Categories Lajme

E fundit, Nga bonusi i pensionistëve te mirëmbajtja e rrugëve, Blerina Gjylameti prezanton te “Ekonomia” ndryshimet në buxhet

Në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave ditën e sotme u diskutua Akti Normativ “Për disa ndryshime në ligjin për buxhetin e vitit 2021”.

Gjatë prezantimit në komision, relatorja Blerina Gjylameti shpjegoi ndryshimet që parashikon vendimi i Këshillit të Ministrave në buxhetin e vitit të ardhshëm, si dhe nënvizoi arsyet pse këto ndryshime nuk u miratuan me projektligj, por përmes një VKM-je.

Gjylameti theksoi se Akti Normativ parashikon financimin e disa shpenzimeve prioritare, ku përfshihen shpërblimi i pensionistëve për fundvit, financimet shtesë për fondin e rindërtimit, mirëmbajtja e rrugëve, financime për shtresat në nevojë, si dhe financime për fermerët dhe qeratë e strehimit social.

Ajo theksoi gjithashtu se këto ndryshime në ligjin për buxhetin bëhen me Vendim të Këshillit të Ministrave për shkak të urgjencës dhe pamjaftueshmërisë së kohës deri në fund të vitit për tu miratuar me projektligj.

“Akti normative u hartua pasi analizës që Ministria e Financave i bëri ecurisë dhe treguesve makroekonomikë dhe fiskalë për periudhën 11 mujore, si dhe pritshmërisë për realizimin e tyre deri në fund të vitit.

Gjatë kësaj analize u evidentua ecuria pozitive në mbledhjen e të ardhurave duke krijuar mundësinë për financimin e disa shpenzimeve të domosdoshme.

Akti Normativ parashikimin financimin e disa shpenzimeve prioritare, siç janë dhënia e shpërblimit të pensionistëve në fund të vitit, financimet shtesë për fondin e rindërtimit, mirëmbajtja e rrugëve, shtresave në nevojë, fermerët dhe qeratë e strehimit social.

Këshilli i ministrave vlerësoi se këto ndryshime ishin të nevojshme pasi sigurojmë mbështetje financiare për kategoritë në nevojë dhe krijojnë mundësi për financimin e disa politikave ekonomike prioritare. Me qëllim që këto ndryshime të bëhen realitet, në kushtet kur mbyllja e e vitit buxhetor është e afërt, Këshilli i Ministrave vlerësoi domosdoshmërinë e miratimit të tyre me akt normative.

Nëse ndryshimet buxhetore do të propozohen me projektligj do të kërkoj një periudhë më e gjatë dhe do të ndodheshim në kushtet e pamundësisë për realizimin e tyre, në këtë mënyrë Akti Normativ vepron në kushtet e urgjencës”, tha Gjylameti.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja sa milionë paund ka fituar këngëtarja shqiptare

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Zjarri shkrumbon magazinën me bazë ushqimore për bagëtitë, ngordhin disa lopë në Larushk

Krujë/ Zjarri shkrumbon magazinën me bazë ushqimore për bagëtitë, ngordhin disa lopë në Larushk Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ 4 në pranga dhe një në hetim, sekuestrohen mbi 56 kg kanabis në Koman

Shkodër/ 4 në pranga dhe një në hetim, sekuestrohen mbi 56 kg kanabis në Koman…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mbante dy mbiemra për t’i shpëtuar identifikimit/ Ekstradohet drejt Italisë 40-vjeçari i dënuar me 7 vite burg për trafik droge

Mbante dy mbiemra për t’i shpëtuar identifikimit/ Ekstradohet drejt Italisë 40-vjeçari i dënuar me 7…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 30 Tetor 2026

Dashi Do kaloni momente shume te këndshme sot pranë atij qe dashuroni dhe do ndiheni…

LEXO ME SHUME