Categories Lajme

”E futa atë të sëmurë në jetën tuaj”, bashkëjetuesi i vrau prindërit, Nevila Mataj i kërkon falje të vëllait

Pas vrasjes që ish-bashkëjetuesi i saj Majlind Lila iu bëri dy prindërve të saj, ka reaguar për herë të parë Nevila Mata. Ajo trondit me fjalët e saj teksa thotë se do të donte të ishte në vendin e prindërve të saj, dhe bën përgjegjëse veten për tragjedinë e ndodhur.

‘’E futa atë të sëmurë në jetën e prindërve të mi. Çfarë mund të them, do të doja të isha unë në vendin e tyre”, është shprehur Mata.

Ndërkohë që në një tjetër reagim në rrjetet sociale ajo i ka kërkuar falje të vëllait të saj, për humbjen e të dy prindërve.

”Më fal vëlla, më falni të gjithë”, ka shkruar Mata.

Nevila Mataj, e cila ndodhet në Suedi, thekson se nuk mund të vijë në Shqipëri dhe t’i shoh prindërit e saj, pasi nuk ka guxim.

Ajo kishte jetuar me Lilën në Suedi, nga bashkëjetesa e tyre kishte lindur dhe vajza, e cila tashmë është gjashtë vjeç.

Postimet e plota te saj: 

Si ju vrava une ju gjeja ime me e shtrenjte. Me fal vella me falni te gjithe.

Nuk mundem te vij. Nuk u shoh dot ne sy. Cfare tu them qe shpetova veten dhe ju vrava ju. Duhet te isha une ne vendin tuaj. Une e futa ate te semure ne jeten tuaj. Cfare do ju them kur tu shoh. Pse nuk ju mbrojta dot? Pse mendova vetem per vete Pse…

Kujtojmë se prindërit e Nevilës, të cilët mbetën dje të dy të vdekur kishin qenë kun dër lidhjes së vajzës së tyre me Lilën, dhe kjo mendohet të jetë dhe shkaku kryesor i vrasjes.

Ne foto Valentina Mata
Postimi i Nevila Mates

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Të shtënat me armë në Mamurras, një i plagosur

Një person ka ngelur i plagosur në Mamurras pas disa të shtënave me armë zjarri.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet monopoli/ Diktuan çmimet deri në 115% më të larta, Autoriteti i Konkurrencës gjobit 6 kompani fruta- perimesh

Plot 6 kompani të grumbullimit dhe të shitjes me shumicë të fruta-perimeve kanë bashkërenduar çmimet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

15-vjeçari u godit me thikë në qafë. Si nisi sherri mes nxënësve të shkollës 9-vjeçare në Sarandë

Zbardhen detaje nga sherri mes nxënësve të një shkolle 9-vjeçare në Sarandë. Në orët e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen bombola e gazit në një apartament në Vlorë

Një bombol gazi ka marrë flakë në një banesë në lagjen Pavarësia, në katin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohen 3 persona, përshtatën lokalet për të organizuar lojëra fati!

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi kishin përashtatur lokalet për të organizuar…

LEXO ME SHUME