Categories Lajme

Detaje/ “E kanë goditur me thikë në qeli”, si u vra nga bandat në burgun grek shqiptari

Mediat greke kanë publikuar detaje të reja nga vrasja në burg e shqiptarit Albert Baku. Vrasja ka ndodhur në godinën e të burgut rreth orës 12: 45 të ditës së djeshme.

Bëhet e ditur se viktima ndodhej në qelinë e tij bashkë me shokët e tjerë po shqiptarë. Sipas mediave greke ai dhe banda e tij kanë pasur dijeni se Baku po transferohej në burgun e Koridallos. Ata janë futur në qelinë e tij dhe e kanë goditur në qafë me një thikë artizanale.

Nga ana tjetër Ministria e Drejtëisë ngre pyetje se përse në atë orë dera e qelisë ishte e hapur. Me ligj në Greqi ajo lejohet të jetë e hapur deri në orën 11:30 pasi të burgosurit janë numëruar dhe më pas kanë ngrënë drekën. Përveç këtij detaji, në qelinë e vrasësit u gjetën mbi 300 euro dhe thika artizanale duke hedhur dyshime lidhur me sigurinë në burgje.

Vrasësi i Bakos, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur, akuzohet për vrasjen e avokatit Michalis Zafiropulos. Ai bashkë me viktimën do të dilte (sot) para trupës gjykuese ku do të përballeshin me akuzën e tentativës së vrasjes së avokatit.

Albert Baku vuante dënimin në një tjetër burg grek, pasi ishte arrestuar për ngjarjen e vitit 2014.

Në nëntor të vitit 2014, në një bar në Mikrolimano të Greqisë, ku argëtoheshin edhe fëmijë, Baku hapi zjarr me kallashnikov ku plagosi 14 persona.

Po ashtu Baku akuzohej se urdhëroi dy shqiptarë që të vrisin avokatin grek Michael Zafiropoulos.

Baku u arrestua asokohe në Bullgari, pasi ishte shpallur në kërkim nga policia greke.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë, përplasen dy automjete, plagoset një prej pasagjerëve!

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në Vlorë, ku dy automjete janë përplasur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 27-vjeçari në Librazhd, DETAJE

Një 27-vjeçar është arrestuar në Librazhd në kuadër të operacionit policor të koduar “Zhvendosja”, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali, 59-vjeçari humb jetën në një aksident në punë

Një 59-vjeçar ka humbur jetën pasi ra nga skela e një kantieri ndërtimi në Rivabella…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kupa e Shqipërisë, zbulohen 8 përballjet e turit të dytë, ja sfidat më ‘pikante’

Turi i parë i Kupës së Shqipërisë ka përfunduar me zhvillimin e 13 ndeshjeve të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Behgjet Pacolli: Fitorja e radhës e MABCO, Apeli i Tiranës rrëzoi bllokimin e hyrjes në Terminal

Behgjet Pacolli ka reaguar në rrjetet sociale për situatën rreth Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, duke…

LEXO ME SHUME