Categories Lajme

E gjithë bota në pritje të vaksinës, Kina e kthen vëmendjen tek origjina e covidit

E gjithë bota ka thuajse një vit që po lufton me pandeminë e koronavirusit, ndërsa kompani të ndryshme po punojnë që të sjellin vaksinën për të rikthyer jetën normale. Rastet e para u paraqitën në qytetin kinez Wuhan, por duket se po tentojnë të shesin pandeminë sikur e kishte origjinën në një tjetër vend.

“Wuhan ishte vendi ku u zbulua për herë të parë koronavirusi, por nuk ishte aty fillimi. Megjithëse Kina ishte e para që raportoi rastet, nuk do të thotë domosdoshmërisht se virusi ka origjinën në Kinë. Gjurmimi i origjinës është një proces i vazhdueshëm që mund të përfshijë shumë vende dhe rajone”, tha Zhao Lijian në një konferencë. Shkencëtarët kinezë kanë paraqitur një letër për botim në Lancet që pretendon se koronavirusi nuk doli nga Wuhani, por sugjeron se ishte nënkontinenti indian që shkaktoi transmetimin e Sars-CoV-2 nga kafshët tek njerëzit.

Edhe gazeta zyrtare e Popullit “Daily” pretendoi përmes një shënimi në Facebook javën e kaluar se “të gjitha provat në dispozicion sugjerojnë se koronavirusi nuk filloi në Ëuhan të Kinës qendrore”. Megjithatë mbetet e paqartë se ku është origjina e virusit dhe si nisi përhapja në mënyrë masive e rasteve të reja, por ajo që po presin të gjithë është vaksina.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME