Categories Lajme

Presidenti doli kundër ngritjes së komisionit për raportin e Dick Marty, reagon Gjiknuri

Damian Gjiknuri ka reaguar për deklaratat e Presidentit Meta në lidhje me miratimin e Komisionit Parlamentar për raportin e Dick Marty. Sipas Gjiknurit, askush nuk duhet të shqetësohet, ndërsa Metën e cilëson si lider të opozitës që bën deklarata në kontekstin politik.

“Po ka gjë antikombëtarme janë akuzat që ka ngritur dick marty për sakrificat e popullit të Kosovës, kështu që ata që janë të pastër dhe nuk kanë gjë që të fshehin, nuk kanë pse të shqetësohen për cfarë do të bëjë Komisioni Hetimor. Këto janë deklarata të karakterit politik. Ne e dimë shumë mirë që Presidenti Meta nuk flet si president, por si lider i një pjese të opozitës. Mbase synon të marrë dhe opozitën nën kontroll, kështu që të gjithë deklaratat e tij duhen marrë në kontekstin politik dhe nuk po i jap më shumë rëndësi”, tha Gjiknuri.

Ndërsa një ditë më parë, Meta u shpreh: “Ky është një 28 nëntor i veçantë për shkak të pandemisë. 28 nëntori i vitit tjetër do të jetë ndryshe për Shqipërinë. Kjo ditë bashkon popullin shqiptar dhe na fton dhe ne të bashkohemi. Armiqtë janë përpjekur të na përçajnë”, u shpreh ndër të tjera presidenti. Ndërkohë komisioni u kërkua nga Partia Socialiste dhe sipas Metës, kjo nuk i shërben as Kosovës dhe as Shqipërisë.“Komisioni për Dick Marty nuk i shërben Shqipërisë dhe as Kosovës. Aktakuzat ndaj UÇK-së, janë të motivuara nga Serbia”, tha Meta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME