Categories Lajme

E hodhi i dashuri nga shkëmbi, dalin detaje të reja…

Vazhdon hetimi për të zbuluar shkaqet e vdekjes së 26-vjeçares në Greqi, e cila u shty nga i dashuri i saj në shkëmbinj duke rënë në det.

Hetuesit duan të hedhin dritë në minutat e fundit të vajzës, pasi ka dyshime se partneri i saj po fsheh informacione të rëndësishme në lidhje me këtë ngjarje.

Ata arritën në këtë përfundim pasi në trupin e Garyfallias janë gjetur dëmtime që nuk mund të shpjegohen thjesht por ka nevojë për më shumë kontrolle. Mediat raportojnë se ka dyshime se ai e dhunoi vajzën nga zemërimi duke e qëlluar në kokë para se ta hidhte në shkëmbinj.

Për këtë arsye do të priten rezultatet e laboratorëve kriminalistikë që do të japin përgjigje përfundimtare në lidhje me këtë çështje.

“Ka dëmtime në kokë, kjo është e vërteta. Tani do të gjejmë nga vijnë. A janë lëndime kur bien në shkëmbinj, nga diçka tjetër ? Asgjë nuk do të fshihet. Gjithçka do të dalë nga marrja në pyetje. Gjithçka shqyrtohet. Disa nga goditjet duket se janë nga rënia dhe disa të tjerë kanë nevojë për shpjegime shtesë”, u shpreh një hetues.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME