Categories Lajme

Katastrofa natyrore në Gjermani, policia arrin të kontaktojë me mbi 700 persona të zhdukur

Gjermanisë të prekura nga shirat dhe përmbytjet mbetet e tensionuar.

Ndërsa në disa zona të Gjermanisë banorët kanë nisur me rregullimin e dëmeve, në zona të tjetra e vetmja gjë që ata mund të bëjnë është të presësin deri sa të të tërhiqen masat e ujit.

Ndoshta lajmi më i mirë i ditës për shumë vetë është parashikimi i motit. Sipas tij priten reshje të forta dhe rreziku për fryrjen e lumenjve duket se për momentin është shmangur.

Sidoqoftë rreziku për përmbytje të tjera mbetet i lartë, veçanërisht në jug dhe lindje të Bavarisë, sepse nga reshjet e shiut të ditëve të fundit po rritet gradualisht niveli i përrenjve dhe i lumenjve.

Në Passau, për shembull, niveli i ujit të lumit Danub ka arritur në 8.5 metra, dhe autoritetet kanë dhënë paralajmërim për përmbytje. Shëtitorja në breg të lumit dhe zonat e parkimit përgjatë lumit janë përmbytur tashmë dhe banorët po mbrojnë shtëpitë me thasë dhe barriera.

Numri i viktimave të konfirmuara për shkak të përmbytjeve shkatërruese në Gjermani arriti gjatë fundjavës në më shumë se 160 vetë.

Policia njofton se ka arritur të kontaktojë përmes telefonit me më shumë se 700 vetë që konsideroheshin të zhdukur prej katastrofës në Nordrhein-Westfalen.

Në zonat e katastrofës janë në kërkim të personave të tjerë të zhdukur 250 policë, zjarrfikës dhe punonjës të Entit për Fatkeqësi Natyrore. Sipas policisë në qarkun Rhein-Sieg dhe në rrethin Euskirchen janë rreth 150 vetë që konsiderohen ende si të zhdukur./DW

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zbardhet plagosja në Tiranë, arrestohen tre persona

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në rrugën “Frosina Plaku” në Tiranë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunuan të miturën dhe publikuan pamjet, procedohen tre adoleshentet në Fier

Një incident i rëndë ka ndodhur në Fier, ku tre adoleshente kanë dhunuar një vajzë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME