Categories Kuriozitete

E humbi gruan dhe vajzën në një aksident: Lexoni 6 fakte të ralla për Joe Biden

Joe Biden, mik i madh i kosovarëve është politikan amerikan, pjestar i partisë demokratike. Ai ka shpallur zyrtarisht kanditaturën për President të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në zgjedhjet që do të mbahen në vitin 2020. I lindur në Pensilvani më 20 nëntor 1942, Joe Biden punoi si avokat para se të futej në politikë. Për t’ju njohur më mirë me jetën e këtij miku të Kosovës, Gazeta Metro ka përzgjedhur disa fakte nga jeta e tij që s’i keni ditur:

  1. Ai është senatori i pestë më i ri në SHBA, si dhe senatori i Delaware-it.
  2. Joe Biden ka kapërcyer shumë dhimbje familjare dhe vështirësi personale.

Në vitin 1972, gruaja e tij Neilia dhe tre fëmijët pësuan një aksident me veturë. Neilia dhe vajza e tyre njëvjeçare Naomi vdiqën, dhe djemtë e tij Beau (tre vjeç) dhe Hunter (dy vjeç) u plagosën rëndë. Edhe pse Biden po bëhej senator, fëmijët e tij mbetën prioriteti.

  1. Është është hera e tretë që biden kandidon për president. Ai kishte humbur në zgjedhjet e vitit 1988 dhe 2008. Në sondazhet e fundit, miku i mirë i shqiptarëve Biden del të jetë në kryesim nga ana e partisë demokratike.
  2. Në daljen e tij të parë si kandidat për president për zgjedhjet 2020 ai tha se ndihet krenar për sulmet ndaj Serbisë.

Në një intervistë për agjencië ameriknë të lajmeve “The View”, Joe Biden deklaroi se ndihet krenar që ishte pjesë e ndalimit të gjenocidit në Kosovë, si dhe për sulmin me bomba ndaj Serbisë dhe largimin nga pushteti të kriminelit Milloshevic.

  1. Presidenti Donald Trump refuzoi ta quante një sfidues potencial për zgjedhjet e 2020-s, ish-senatorin dhe ish-zv.presidentin amerikan. “Nuk e shoh Joe Bidenin si kërcënim. Mendoj se ai është më shumë kërcënim për vetveten”, tha Trump.
  2. Në vitin 2015, Biden njoftoi se ai nuk do të hynte në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016. Në vend të kësaj, ai bëri fushatë për Hillary Clinton, e cila përfundimisht humbi zgjedhjet përballë Donald Trump.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Prill 2026

Dashi Qielli i dashurisë do jete i kaltër gjate gjithë kësaj dite. Do merreni vesh…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 27 Mars 2026

Dashi Fale ndikimit mjaft pozitiv te yjeve, jeta juaj ne çift do jete me e…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Rikthehet ora verore, të dielën e 29 marsit, akrepat do të shkojnë një orë para

Të dielën e 29 marsit, akrepat e orës do të shkojnë përpara duke rikthyer orën…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete Lajme

Horoskopi ditor për SOT, e Martë 3 Mars 2026

Dashi Ju pret një ditë nën ritmin e duhur. Ndikimi i kundërt i Hënës do…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 26 Shkurt 2026

Dashi Nëse keni pëlqim për dikë, mos hiqni dorë! Duhet të organizoni më mirë angazhimet…

LEXO ME SHUME