Categories Showbiz

“E ke parë veten në pasqyrë”/ Komenti i opinionistes për banorin e Big Brother Kosova shkakton zemërim online

Mbrëmjen e djeshme, në Big Brother VIP Kosova, opinionistja Anita Haradinaj bëri një koment ndaj gazetarit Gani Gërmia, që shkaktoi reagime të ashpra online. Duke diskutuar për marrëdhënien e tij me një nga banoret e tjera, Brikendën, Anita i tha Ganiut se nuk e vë ne dyshim që ata janë thjesht miq, pasi Brikenda është yll e bukur dhe dy metra, madje iu kthye atij me fjalët “nuk e di nëse e ke parë ndonjëherë veten në pasqyrë”.

Moderatori Alaudin Hamiti shkëputi menjëherë lidhjen me shtëpinë, për t’i tërhequr vëmendjen Anitës se komente të tilla janë ofenduese dhe nuk mund të lejohen. Megjithatë, Anita u vetëmbrojt duke thënë se Ganiu është ai që po i ofendon të gjithë banorët përditë.

Këto komente të opnionistes kanë shkaktuar reagime të ashpra online, pasi komentuesit theksojnë se një gjuhë e tillë nuk duhet përdorur, sidomos nga dikush që është në pozicionin e opinionistes në një program kaq të ndjekur.

Po ashtu, ka reaguar edhe faqja zyrtare e Ganiut, ku personat që e menaxhojnë shkruajnë: “Ofendimet dhe gjuha ofenduese nuk duhet të tolerohen dhe duhet të ndëshkohen. Ne duhet të themi se respekti ndaj njëri-tjetrit është vlera më e rëndësishme. Le të bashkohemi për të krijuar një shoqëri më të mirë, më miqësore dhe më të drejtë.”.

Anita Haradinaj nuk ka reaguar më lidhur me çështjen.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

5 vite i zhdukur/ Ja çfarë ka ndodhur me Renato Mekollin

Prej janarit të vitit 2021, shefi i njohur i kuzhinës, Renato Mekolli, ishte zhdukur plotësisht…

LEXO ME SHUME