Categories Lajme

‘E kishte parandjerë’/ Ja çfarë i tha nëna e Elvisit komshies pak para ngjarjes tragjike

Në godinën ku një ditë më parë humbi jetën 36 vjecari Elvis Josifi janë pezulluar punimet. Ditën e sotme janë arrestuar nga policia dy persona.

Të arrestuarit janë tekniku dhe manovratori i firmës së ndërtimit. Ata akuzohen për ‘shkeljen e rregullave të mbrojtjes në punë’, pasi gjatë procesit të hedhjes së betonit në objekt, është dëmtuar një segment metalik i presës, i cili ka goditur në kokë 36 vjecarin Elvis Josifi, duke i shkaktuar vdekjen.

Si pasojë e këtij aksidenti mbeti i plagosur edhe një punëtor tjetër, i cili ndodhet në Spitalin e Korçës jashtë rrezikut për jetën.

Avokati i teknikut Flamur Palla, Esmerald Xhafa thotë se veprimi i Prokurorisë është i nxituar për sa kohë nuk ka pritur përgjigjen e aktit të ekspertimit.

Sipas tij Flamur Palla s’ka nën përgjegjësi kontrollin e pompës së betonit, ndërsa manovratori Aurel Vermuni nuk ka kompetencë të kontrollojë gjendjen teknike të betonieres.

Ndërsa një dëshmitare okulare Loreta Dardha banore e zonës ende është e tronditur nga pamjet që pa një ditë më parë.

‘Kemi parë tmerr me sy, nuk kanë siguracion në punë, çfarë të të them mezi e morën për ta çuar në spital’.

Një ditë më parë gjatë procesit të hedhjes së betonit në objekt në ndërtim u dëmtua një segment metalik i presës së betonieres. Ajo u këput dhe për pasojë goditi në kokë punëtorin 36 vjeçar Elvis Josifi i cili ndërroi jetë dhe një punëtor 59 vjeç u plagos.

Familja Josifi është ndarë me djalin e saj Elvisin. Ata jetojnë në katin e 5 të këtij pallati. Burime të Abc News thonë se familjarët janë përplasur me përgjegjësit e firmes gjatë ceremonisë mortore dhe nëna e viktimës ka hedhur akuza ndaj firmës duke i akuzuar se i kanë vrarë djalin teksa ai punonte për bukën e gojës.

‘Djali im nuk vlen sa një drekë. Mos u tallni me gjakun e djalit tonë. Të kalben në burg ata që ma vranë dritën e syve.’

Këto janë fjalët që nëna ju drejtoi përfaqësuesve të firmës që i kërkuan të mbulonin shpenzimet e ceremonisë mortore. Abc shkoi tek banesa e 36 vjeçarit dhe nëna e motrat e tij nuk pranuan të flisnin dhe nuk lejuan as kamerat. Vetëm një fqinje mundi të flasë.

‘E ëma një ditë në supermarket tha se djalin e kishte në punë në ndërtim dhe tha se kishte frikë për të, deri sa vjen në shtëpi unë rri me frikë’, thotë fqinja e 35 vjeçarit,

Në apartamentin modest të familjareve të Ervisit ku sot e përcollën në banesën e fundit u ndeshëm me dhimbje dhe lot. /Abcnews

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME