Categories Kulture

Gëzuar ndër Mote Ditëlindjen Mjeshtër i spikatur i skenës, Eas (Arqile) Nasho

Nga Pirro FOTIADHI EMBLEMA GJITHË SHKËLQIM E PROTAGONISTIT AKTOR – Eas (Arqile) NASHO !

Portret i paautorizuar në Ditën e Përvjetorit të Ditëlindjes, kushtuar të talentuarit aktor, me personazhe gjithë vlera gjurmëlënëse Eas (Arqile) NASHO !

Ne vend te prologut …. Himara dhe komuniteti i saj, kanë ofruar një kontribut të jashtëzakonshëm dhe shumëplanësh në themelet e artit dhe veçanërisht në fushën e teatrit dhe skenën shqiptare duke nxjerrë dhe promovuar emra të njohur e me një talent të veçantë në skenën e teatrit dhe atë të kinematografisë, ku prej tyre veçon edhe Eas (Arqile) Nasho,si një aktor që luajti dhe interpretoi role kryesore protagoniste duke u vlerësuar si një artist i suksesshëm i skenës vlonjate.

Ndonëse vitet kalojnë hershturazi,Eas (Arqile) Nasho, vijon të mbetet si një prej figurave sa të spikatura po aq edhe të shquara të teatrit dhe skenës vlonjate, jo vetëm si aktor dhe artist,por njëherazi edhe si një intelektual që rrezaton vlera të rralla, përçon fisnikëri,qytetari dhe një urtësi krejt të pazakontë. Eas (Arqile) Nasho, ishte pjesëtar i asaj plejade intelektualësh dhe brezi idealistësh, që me devotshmëri,me pasion,me përkushtim, me vetëmohim, si edhe njëherazi me thjeshtësinë dhe karakterin brilant që rrezatonin, ofruan dhe kontribuan në ardhmërinë dhe progresin konkret të zhvillimit historik dhe social shoqëror të vendit, duke mos përfituar kategorikisht asnjë gjë reale materiale. Nuk është asfare e lehtë të sendërtosh dhe përshkruash në detaje,të mund të përjetësosh jetën dhe rrugëtimin artistik të një individi,si aktor dhe artist me përmasa të jashtëzakonshme.Sepse Eas (Arqile) Nasho, nuk ishte vetëm një njeri i përsosur por njëherazi dëshmoi se ishte një aktor i talentuar.

Fjalëpak e punëshumë Eas (Arqile) Nasho,me thjeshtësinë që e karakterizonte,i fokusuar në synimet e tij artistike, nuk dëshironte të binte në sy e tërhiqte vëmëndjen. Rrugëtimi jetësor dhe artistik…. Aktori Eas (Arqile) Nasho,lindi pikërisht si sot mote më parë,në 4 Janar 1943 në Himarë,në një familje sa të thjeshtë po aq edhe arsimdashëse.Vitet e fëmijërisë së brishtë dhe shkollimin fillestar i ndjek në vendlindjen e tij në Himarë Erdhi në jetë duke u pagëzuar me emrin EAS –Ajaks,por çuditërisht dhe krejt pa pritur, njëri prej mësuesve në shkollën fillore,e rregjistron me emrin Arqilea. Teatri dhe skena duhet thënë se ishin jo vetëm prirja por edhe tërheqja pasionante qysh kur ishte ende fëmijë për Eas (Arqile) Nashon. Kësisoj, me sa duket, falë prirjeve, falë ëndërrimeve për skenën, pa asnjë hezitim apo mëdyshjeje,Eas vijoi dhe ndoqi rrugën e tij teatrore. Starton dhe përfundon studimet pranë Shkollës së Lartë «Aleksandër Moisiu», Τiranë – sot Universiteti i Arteve,duke u Diplomuar si Aktor në 1967.Mandej ndonëse ishte vetëm 22 vjeç,emërohet si Aktor në Trupën e Teatrit Dramatik të qytetit të Vlorës ku starton rrugëtimin e tij të suksesshëm artistik,ndër vite duke gdhendur dhe skalitur profilin e tij artistik të aktorit protagonist.

Tanimë ëndrra e tij, të shkëlqente duke u shquar si një aktor i mire dhe me nivel,vijoi të sendërtohej duke u realizuar, përkrah figurave të spikatura kolegë si Vangjel Panozaqi, Luiza Laska, Myqerem Ferra, Astrit dhe Dudie Hasho, Vasil Beqari, Kristo Shkurti, Evgjeni Shtrepi, Albert Verria, Agim Shuke,Andon Qesari, Qirjako Sava, Ali Roshi, Zyhdi Kapaj, Efterpi Kisi Laçka Aleksandër Pogaçe, Vasillaq Godo, Adem Gjyzeli, Luan Toto, Lavdie Bisha,Resmie Ruci, Margarita Pjetri,Kristina Mihali,Ana Neko, LLambi Kaçani, Bujar Asqeriu, Kristaq Skrami,Fatmir Këmbaci,Ilirjan Aliaj,Vladimir Habilaj,Kastriot Çollaku, Gjergj Risilia,Spiro Petromilos,Liljana Llalla, Eli Veizi, Mihallaq Dheftos,Astrit Mamajt,Gjinovefa Rredhit, Ridvana Kristoforit etj,nën drejtimin regjisorial të Kujtim Spahivoglit,Nazmi Bunjakut,Piro Savës, Leka Bungos, Andon Qesarit,Jorgaq Tushes,Vladimir Ballës,Besnik Aliaj,Luftar Veshit,Fabit Beqirit.

Për afro 35 vite sistematikisht,shumëkush prej publikut artdashës vlonjatë dhe përtej kufijve të Vlorës, e ka fiksuar në memorien e tij Eas (Arqile) Nashon në konfigurimin dhe interpretimin e një sere roleve dhe personazheve në drama dhe komedi, si edhe në filma kinematografike, sa të spikatur dhe me vërtetësi,po aq edhe të realizuara me mjeshtëri e nivel të lartë interpretimi. Eas (Arqile) Nashon,një aktor tepër mbresëlënës,sapo fikeshin dritat e sallës,dinte të kapërcente çdo lloj barrier apo pengese, duke u përkushtuar në misionin e tij rrezatues,e duke ofruar gjithë thesarin e tij shpirtëror,në ngjizjen dhe formatimin e roleve skenike,me një fizionomi dhe origjinalitet krejt të veçantë.Me një lojë interpretative,me ndjesi artistike,me mjeshtëri aktoriale të spikatur, duke shpalosur talentin dhe energjitë e tij komplekse sa dinamike po aq edhe krijuese,duke u shndërruar në një Kolos i vërtetë për trupën e Teatrit Dramatik të qytetit të Vlorës.

Ndonëse vitet heshturazi kalojnë,ende është tepër e freskët aroma e kujtimeve të shtrenjta dhe tepër të dashura të hapësirës,koloritit dhe shumanshmërisë së roleve që Eas (Arqile) Nasho interpretoi,si rolin e Haxhi Hasës në komedinë «Dasëm pa nuse»,roli i Vangjelit në dramën «Rruga Budi», rolin e Rrapos në dramën «Jatagani», rolin e Babait në dramën «Μidis dy dashurive»,rolin e Mitat Frashërit në Komedinë «Karavidhet»,rolin protagonist të Ismail Qemalit në dramën «Βesa e trojeve»,rolin e Bocmanit rus në dramën «Sinjali i kuq», rolin e Osipit në komedinë «Revizori» të Gogolit,rolin e Drejtorit në komedinë «Shoku Χ» etj. Madhështia e Eas (Arqile) Nashos,dëshmohet duke u shquar dhe spikatur si aktor i roleve të fuqishme dramatike, por dhe me lojën mjeshtërore dhe mënyrën e interpretimit në filmat kinematografikë, duke ravijëzuar sistematikisht dhe skalitur role të personazheve heronj me një perceptim, vitalitet, vërtetësi dhe profesionalizëm tepër admirues.

Veçojmë këtu filmat «Kur zbardhi një ditë», «Gurët e shtëpisë sime» etj. Këto figura impresionuse të luajtuara dhe interpretuar nga Eas (Arqile) Nasho,janë përpos të memorizuara,po aq të gjalla e do të mbeten në kujtesën gjithë artdashësve dhe dashamirësve. Eas (Arqile) Nasho, përpos kontributdhenies dinamike si aktor me bonsens dhe profilet e paharruara të krijuara,spikat edhe shpaloset fuqishëm edhe në aspektin tjetër, si krijues dhe autor.

Ai ka shkruar dramat dhe komedi si : «Na ishte njëherë Ezopi», dramën «Froni», dramën satirë «Shpirtërat e vdekura», dramë «Shtegtimi i mjellmave» – për rusët në Shqipëri, komedinë «Krushqit nga Athina», dramën satirë «Mos qofsh aktor», komedinë «Babai i qytetit»-për Kryetarin e Bashkisë, komedinë «Εdhe ne kemi shpirt»-trajton dashurin e të mοshuarve,etj. Epilog… Aktori Eas (Arqile) Nasho, i përket plejadës së artistëve të cilët pa kurrfarë mëdyshjeje mund t’i cilësosh si me tepër fat që pjesën e konsiderueshme të viteve të rinisë dhe rrugëtimit të tyre të suksesshëm artistik, e kaluan në një qytet siç ishte Vlora, e cila duhet nënvizuar se ka ndikuar jo pak, si në formimin artistik kulturor, por edhe në atë shoqëror,e mandej në spikatjen dhe shkëlqimin artistik. Eas (Arqile) Nasho, biri sqimatar himariot, në rrugëtimin e tij artistik,spikati jo vetëm si një aktor i talentuar,por njëherazi edhe si një personalitet rrezatues,me një karakter të fortë, me një vizion kulturor tepër admirues.

Realisht janë tepër të rrallë individët dhe shpirtrat njerëzorë, si Eas (Arqile) Nasho, që me energji të shumta e të pa shtershme,me forcën e vitalitetit, dëshmoi dhe rrezatoi në lojën skenike, një shpirt të brishtë, të tejmmbushur me ndjenja dhe emocione krejt të veçantë Eas (Arqile) Nasho në thelb përbën shëmbëlltyrën e një personaliteti dhe një modeli t ë ndritur frymëzues, që me punën dhe kontributdhënien,me përkushtimin e tij krejt të veçantë gjatë gjithë jetës dhe rrugëtimit të tij profesional artistik,ofroi gjithçka të vyer, pa kërkuar kurrë ndonjë përfitim material si shkëmbim, duke merituar një vend krejt të veçantë në panteonin e artit dhe kultures vlonjate si edhe asaj kombëtare.

E pra, Eas (Arqile) Nasho, me sinqeritetin dhe modestinë e tij të rrallë,veçon sepse mundi t’ia dilte mbanë duke u ngjitur dhe lartësuar në rrugën e suksesit, duke na dhuruar mbresa dhe emocione të pashlyeshme, falë talentit, dashurisë,pasionit, këmbënguljes, ashtu sikundër edhe falë përkujdesjes dhe mbështetjes së publikut dhe artdashësve të pasionuar. Në këtë ditë të veçantë dhe festive të Përvjetorit të Ditëlindjes së aktorit dhe personalitetit,Eas (Arqile) Nasho, si miq,si bashkëkohës, me mirënjohje dhe nderim, përcjellim urimet më të përzemërta : Gëzuar ndër Mote Ditëlindjen Mjeshtër i spikatur i skenës, Eas (Arqile) Nasho.

Edhe 100 vite të lumtura plot Shëndet,plot suksese,plot frymëzime të reja,plot gëzime,lumturi dhe hare! Athinë,04.01.2020

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë Selisë së Shenjtë dhe shkrimtar, rrëfen librin e tij të ri mbi rrënjët kulturore të kombeve dhe trashëgiminë e Ibrahim Rugovës

“Letërsia është universale, por lind gjithmonë nga një popull” Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

“GEO Magazine” artikull për turizmin në Shqipëri, Rama: Rritje me 80% e vizitorëve të huaj

Shqipëria turistike vjen sërish në vëmendjen e medias ndërkombëtare, këtë herë përmes artikullit të publikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Franca fiton Junior Eurovision 2025, Shqipëria renditet në vendin e 6-të

Sipari i “Junior Eurovision Song Contest 2025” ka rënë pas një mbrëmjeje elektrizuese, ku Franca…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Befason Ema Andrea, aktorja nderohet me çmimin prestigjioz italian “Premio Adelaide Ristori 2025”

Aktorja shqiptare, Ema Andrea është shpërblyer me çmimin prestigjioz italian, “Premio Adelaide Ristori 2025”, për…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Takimi  i pa harruar  me Kadarene, Nga Arben  Meksi

Takimi  i pa harruar  me Kadarene Botuesi  i vepres se  Ismail Kadarese ,Bujar Hudhri,here pas…

LEXO ME SHUME