Categories Politike

“E pa veshur, e pa ngrënë dhe shëndetligë”, ish kryetari i PS kujton fillimet e Spiropalit

Ish kryetari i PS në Shkodër, Edip Shiroka ka bërë një status ironizues për ministren Elisa Spiropali duke treguar se si dukej në fillimet e saj në politikë. Sipas Shirokës, ajo shoqëronte Tahirin në takimet që mbante si përfaqësues i kryetarit të PS dhe aso kohe, gjithçka bënte lidhej me dekorin, ndërsa vë në dukje paraqitjen e jashtme të Spiropalit dhe kujton fjalët e saj:

“Elisa, si pjesë e furgonit të dytë, e pa mbajtur, e pa veshur, e pa ngrënë dhe e pa pirë, shëndetligë dhe e pa forcë, ishte shumë e dhënë pas hejes. Atë kam degjuar të thotë – xhaxhi Edipi ku do hamë ne sonte, do kemi përsëri peshk për darkë si në drekë.. ???” Ndërsa ironizon PS se “kafshojnë shqiptarët përditë”, Shiroka vijon shkrimin duke thënë: “Elisës i qenka hap pança e nuk i del Endri Shabani për mëngjes, lëre pastaj për drekë e darkë”.

Për këtë reagim, i referohet debatit të mbrëmshëm në një emision televiziv të Elisa Spiropalit me një aktivist të nismës ‘Thurje’, Endri Shabani, i cili fliste për listat e hapura dhe tha: “Unë si qytetar dua të kem të drejtën të gjykoj për ju pasi keni votuar për shembjen e teatrit dhe futjen e plehrave, këto jane listat e hapura”, ndërsa ministrja iu përgjigj: “Unë ty të ha për mëngjes”.

Statusi i plotë: Ishte koha kur Saimir Tahiri vinte në Shkoder si përfaqësues i Kryetarit të PS bashkë me dy furgona me të rinjë për dekorin e takimeve të Kryetarit, pasi visheshin me mini dhe trajnoheshim për të kriju atmosferë ne skenë. Për atë punë ishin njisha.

Elisa, si pjesë e furgonit të dytë, e pa mbajtur, e pa veshur, e pa ngrënë dhe e pa pirë, shëndetligë dhe e pa forcë, ishte shumë e dhënë pas hejes. Atë kam degjuar të thotë – xhaxhi Edipi ku do hamë ne sonte, do kemi përsëri peshk për darkë si në drekë.. ??? Elisës i qenka hapë pança e nuk i del as Endri Shabani për mëngjes.Lëje pastaj çfar don për drekë e darkë.Grykësia e tyre s’ka limit. Shqipërinë e Shqiptarët i kafshojnë përditë.(A.M/Faxweb.al)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME