Categories Kuriozitete

E pabesueshme: E ka mbajtur të fshehur për 38 vjet që ishte e verbër

Zena Cooper e ka mbajtur të feshur për 38 vjet që ishte e verbër. Cooper përdori metoda për fshehjen e humbjes së shikimit duke i mashtruar të gjithë, përfshirë mësimin përmendësh të rrugëve të njohura, duke mësuar se ku janë kthesat e rrugëve dhe trotuareve. Nëna e 4 fëmijëve lindi me Sindromën Marfan, një çrregullim gjenetik i indit lidhës të trupit dhe mund të ndikojë tek zemra, mushkëritë, kockat, nyjet dhe sytë.

Sëmundja ndikon tek shikimi tek 6 nga 10 persona të prekur. Zena u diagnostikua në moshën 4-vjeçare me sindromën pasi një kontrolli rutinë. Ajo u zbulua se nuk shikonte nga sytë katër vite më parë, kur nuk njohu një nxënës që hyri në orën e këshillimit në shkollë. Zena më pas bëri një seri gabimesh duke kuptuar se ishte koha për të kërkuar ndihmë.

“Unë gjithmonë i planifikoja gjërat përpara, duke numëruar hapat, duke memorizuar ndjenjën e sipërfaqes së tokës nën këmbët e mia dhe kujtesën dëgjimore. Kur isha e vogël nuk e kuptoja që isha ndryshe. Mendoja se të gjithë njerëzit shihnin si unë. Por me kalimin e viteve kuptova se ishte tepër vonë për tu thënë njerëzve që nuk shikoja. Si mund ti thoni dikujt që e keni njohur prej vitesh se në të vërtetë ju kurrë se keni parë fytyrën e tyre?”-tha ajo.

Ajo u shpreh se kishte frikë nga skepticizmi dhe se njerëzit do e shikonin ndryshe. “Kisha frikë nga skepticizmi. Shumë njerëz mendojnë se të verbrit shohin vetëm errësirë, por 90 % prej nesh kanë një perceptim të dritës. Kisha edhe siklet. A do të më trajtonin njerëzit ndryshe? A do ofendoheshin që nuk u kisha thënë? Ajo që kisha frikë më së shumti ishte keqardhja e tyre,”-shtoi Zena.

Pasi e kishte fshehur për shumë kohë, kuptoi që kishte nevojë për ndihmë. “Unë kurrë nuk e konsideroja veten të paaftë më parë, por tani po e pranoja. Kisha nevojë për ndihmë,”-tha ajo. Ndihma që mori ishte një qen udhëzues, Munch. Ndërsa rrëfeu edhe përjetimet e të afërmeve kur u tregoi të vërtetën.

“Nëna u ndje keq. Ajo e dinte që shikimi im ishte i keq por meqë mbaja syze mendonte se isha mirë. Ndërsa rritesha, nuk u thashë gjë prindërve të mi sepse e dija se ata shqetësoheshin dhe nuk kishte asgjë që mund të bënin për këtë.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 19 Qershor 2026

Dashi Bëni edhe pak durim në dashuri, për orët në vijim. Ky është një moment…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Martë 19 Maj 2026

Dashi Sot do përjetoni eksperienca te mrekullueshme me partnerin tuaj dhe atmosfera do jete tejet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 9 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume e këndshme gjate kësaj dite. Do përjetoni…

LEXO ME SHUME