Categories Lajme

E paprecedentë/ Edhe OKB alarmohet për veprimet e SPAK ndaj gazetarit Elton Qyno

Mbrëmjen e djeshme, Komiteti i të Drejtave të Njeriut në OKB ka kërkuar nga Shqipëria pezullimin e menjëhershëm të veprimeve të aksesit dhe përpunimit të materialeve të sekuestruara nga SPAK prej gazetarit Elton Qyno.

Avokatët e qendrës Res Publica, e adresuan çështjen me urgjencë te Komiteti për të Drejtat e Njeriut në OKB, si gjykata ndërkombëtare më e madhe në rang global.

Nisur nga rëndësia e rastit, dëmi i rëndë dhe i pariparueshëm që mund t‘i vinte jo vetëm gazetarit Elton Qyno, por edhe të gjithë gazetarëve në Shqipëri, duke i frikësuar ata, OKB reagoi shpejt dhe pozitivisht duke bërë të mundur që tashmë SPAK të ndalojë dorën dhe të mos nxjerrë e të përpunojë materialet e sekuestruara derisa çështja të shqyrtohet nga vetë OKB.

Një kopje e këtij vendimi tashmë i është komunikuar shtetit shqiptar dhe avokatët e gazetarit Qyno do ia vënë në dispozicion edhe Gjykatës së Lartë, e cila ka në shqyrtim rekursin e gazetarit.

Ky reagim i paprecedent i OKB-së në nivel ndërkombëtar, tregon nivelin e lartë të alarmit të ngritur për këtë shkelje kaq flagrante të të drejtave të gazetarëve, e theksuar edhe më herët në datën 10 janar 2024 në letrën e përbashkët të shtatë organizatave ndërkombëtare që mbrojnë lirinë e medias, drejtuar kreut të SPAK, Altin Dumani.

Kujtojmë se më herët, më 13 dhjetor 2023, SPAK ndërhyri në mënyrë brutale në ambientet e banimit, punës dhe automjetin e gazetarit Elton Qyno, si dhe në një bar kafe përballë godinës së SPAK, duke sekuestruar kompjuterët, telefonat, USB, disqe e dokumente, përfshirë këtu edhe telefonin e djalit të mitur të gazetarit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës Një grup protestuesish…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME