Categories Bota, Lajme

E papritur: E bija e presidentit amerikan, Ivanka Trump, mund të bëhet presidente e Bankës Botërore

Lajme të papritura dhe të befasishme vazhdojnë të vijnë nga skena politke e SHBA’së. Tani mediat e huaja njoftojnë se e bija e presidentit amerikan, Donald Trump, Ivanka Trump mund të bëhet presidentja e ardhshme e Bankës Botërore.

E bija më e madhe e presidentit amerikan është përmendur si pasuesja e mundshme e Jim Yong Kim, i cili u largua më herët këtë jave, tre vjet e gjysmë pas ardhjes së tij në pozitë.

Sipas Financial Times, emrat që po konsiderohen për postin përfshijnë Ivanka Trump’in, zyrtarin e Thesarit David Malpass, ish-ambasadoren në Kombe të Bashkuara, Nikki Haley, dhe të parin e Agjencisë amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, Mark Green, shkruan the Independent.

Bordi i Bankës Botërore ka thënë se presidenti i ardhshëm duhet të ketë ‘’përvojë të dëshmuar në lidership’’, ‘’përvojë në menaxhim të organizatave të mëdha me ekspozim ndërkombëtar dhe familjaritet me sektorin publik’’ dhe ‘’një përkushtim të fortë ndaj dhe vlerësim të bashkëpunimit multilateral’’.

Kandidatët e listuar do të intervistohen nga bordi para se të bëhet përzgjedhja finale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës Një grup protestuesish…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME