Categories Lajme

E papritur, Kina i bllokon hyrjen ekipit të OBSH për të zhvilluar hetimet e koronavirusit

Një ekipi të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) i është mohuar hyrja në Kinë për të hetuar origjinën e Covid-19 në qytetin e Wuhan. Dy anëtarë ishin nisur për në Kinë, por njëri është kthyer dhe tjetri ndodhet aktualisht në një vend të tretë. OBSH tha se problemi ishte mungesa e lejeve të vizave.

Hetimi i shumëpritur u dakordësua nga Pekini në Dhjetor pas shumë muajsh negociatash me OBSH. Koronaivirusi u zbulua për herë të parë në Wuhan në fund të vitit 2019, me shpërthimin fillestar të lidhur me një treg. Shefi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se ishte “shumë i zhgënjyer” që Kina nuk kishte përfunduar ende lejet për ardhjet e ekipit duke qenë se dy anëtarë kishin filluar udhëtimet e tyre dhe të tjerët nuk ishin në gjendje të udhëtonin në minutën e fundit.

“Jam siguruar që Kina po përshpejton procedurën e brendshme për vendosjen sa më të shpejtë të mundshme,” u tha ai gazetarëve të martën në Gjenevë. OBSH do të dërgojë një ekip prej 10 personash ekspertësh ndërkombëtarë në Kinë për muaj me qëllim që të hetojë origjinën shtazore të pandemisë dhe saktësisht se si virusi kaloi për herë të parë tek njerëzit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arti në zi/ Vdes aktori i mirënjohur Sotir Stefa!

Ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 79-vjeçare, aktori i mirënjohur fierak Sotir Stefa. Ai qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Aksion antidrogë i policisë, zbulohen 100 parcela me kanabis!

Policia e Tiranës dhe Krujës vijon aksionin për evidentimin dhe asgjësimin e parcelave me kanabis.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Lezhë–Milot, humb jetën shqiptari nga Kosova, lëndohet djali dhe motra e tij

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 04:30 në aksin rrugor Lezhë–Milot, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi Një aksident rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 23 Qershor 2026

Dashi Bëni kujdes! Në muajt e kaluar nuk kanë munguar konfliktet në dashuri. Por mos…

LEXO ME SHUME