Categories Lifestyle

Herë tjetër mos e bëni më këtë gabim kur të lani flokët

Ata që i lajnë flokët duke aplikuar vetëm një herë shampo kanë bërë gabim. Kështu thotë një stiliste flokësh e cila poston video të shumta në TikTok ku tregon ‘sekrete’ për të pasur flokët të bukur dhe të shëndetshëm. Ajo quhet Amy dhe udhëzimin e saj se si duhet ti lajmë flokët e lexoni si më poshtë, hap pas hapi: Pasi të lagni flokët, merrni pak shampo, përhapeni mbi duar dhe më pas vendoseni në skalpin e kokës. Masazhojeni skalpin dhe me pas përhapeni shampon në gjithë gjatësinë e flokut.

Pas shpëlarjes, përsërisni procesin duke marrë sërish shampo dhe duke masazhuar sërish skalpin dhe më pas edhe pjesën e gjatësisë së flokëve. Në fund, pasi të keni shpëlarë flokët, vendosi balsam por duke mos prekur rrënjën. Mund ta lini për disa minuta, mesatarisht 3 ose 5. Shpëlajeni me ujë të ftohtë për të pasur më shumë shkëlqim dhe flokë të fortë.

Pas përfundimit të procesit të larjes, zgjdhni një peshqir të butë, mos i fërkoni me forcë flokët në peshqir për të larguar pjesën e mbetur të ujit. E pyetur se pse duhet të lajmë flokët me dy herë përdorimi të shampos, Amy ka treguar: E para është heqja e yndyrës dhe papastërtive në scalp dhe hera e dytë shërben për pastrimin e gjithë flokut. Është sikur të lash dyshemenë. Ka ndonjë që e lan me vetëm një herë?

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME