Categories Lajme

Bhakta Marga, cila është feja e re e gurusë indiane ku po besojnë shqiptarët

Bhakti Marga është një tjetër “fe” e re ku po besojnë shqiptarët. Guruja indian, Parama-hamsa Vishe-uanda është babai i ri shpirtëror, i cili ka gjetur jo pak besimtarë në Shqipëri. Ai e quan veten një “udhëheqës plotësisht të ndriçuar”. Nën petkun e yogës dhe mendimit transhdental, ndonëse në vendin tonë nuk e përcakton statusin, në vendet e tjera e ka të deklaruar natyrën fetare.

“Ne duhet të bëhemi bijtë dhe bijat e Zotit, kështu ne mund të ngrihemi nga njerëzorja drejt natyrës Hyjnore. Kur ne bëhemi e Vërteta, kur ne bëheni Drita vetë, ne mund të arrijmë Babain; ne mund të ngrihemi së brendshmi, kështu pastërtia e Babait mund të lartësohet dhe të rrezatojë përmes nesh”,

Në vendin tonë, ngjarja mori përmasa shqetësuese, kur guruja indian mbërriti në aeroport dhe një grup ndjekësish, u shfaqën, teksa i puthnin këmbët. Në mesin e të pranishmëve në Rinas ishte dhe bashkëshortja e ish-ministrit socialist Damian Gjiknuri.

Një figurë shumë e kontestuar në mendiat e huaja, guruja indian herë cilësohet si delirant që thotë se është i dërguar i zotit dhe herë si një mashtrues i klasit të lartë, që u vjedh paratë “besimtarëve” të zgjedhur nga shtresat e pasura të vendeve ku udhëton.

Në Shqipëri ndonëse ka një faqe zyrtare në rrjetet sociale dhe një adresë, por Top Story nuk arriti të gjente një derë ku të trokiste për të mësuar më shumë rreth këtij besimi. Në rrjetet sociale ai mban takime të shumta me ndjekësit e tij e po ashtu u jep mundësinë atyre që të mund të marrin bekime on-line.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arti në zi/ Vdes aktori i mirënjohur Sotir Stefa!

Ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 79-vjeçare, aktori i mirënjohur fierak Sotir Stefa. Ai qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Aksion antidrogë i policisë, zbulohen 100 parcela me kanabis!

Policia e Tiranës dhe Krujës vijon aksionin për evidentimin dhe asgjësimin e parcelave me kanabis.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Lezhë–Milot, humb jetën shqiptari nga Kosova, lëndohet djali dhe motra e tij

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 04:30 në aksin rrugor Lezhë–Milot, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi Një aksident rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 23 Qershor 2026

Dashi Bëni kujdes! Në muajt e kaluar nuk kanë munguar konfliktet në dashuri. Por mos…

LEXO ME SHUME