Categories Lajme

Zbardhet dëshmia e të miturave: Kishim 400 mijë lekë, ja si shkuam në Përmet

Dy ditë pas gjetjes së tyre në qytetin e Përmetit, është zbardhur dëshmia e dy vajzave 16-vjeçare nga Tirana, të cilat humbën kontaktet me familjet më 1 Janar të këtij viti. Burime nga pòlícia pohuan për gazetarin e Fax News, Fatjon Gjinaj se vajzat kanë thënë se një vendim i tillë është marrë prej tyre për shkak të sjelljeve të familjarëve dhe se donin t’ju jepnin një mësim.

“Familjet tona grínden shpesh, disa herë na bèrtisnin edhe neve. U zunë edhe natën e Vitit të Ri. Nga shtëpia kemi ikur me dëshirë. Donim t’u jepnim një mësim familjeve. Me vete kishim 400 mijë lekë të vjetëra, janë kursime që i kemi mbledhur ne vetë. Deri në Përmet shkuam me makina dhe furgona të rastit. E njohim mirë atë zonë sepse është vendlindja e gjyshërve, kemi shkuar disa herë më parë për pushime. Kemi fjetur në disa hotele, na mbaruan lekët dhe kishim vendosur të ktheheshim dhe t’i tregonim pòlicisë”, thanë vajzat para pòlicisë.

Mësohet se pòlicia ka rënë në gjurmët ëe të miturave pas disa telefonatave që janë bërë për vendndodhjen e tyre ndërsa burime bëjnë me dije se njëra prej këtyre telefonatave është bërë pikërisht nga pronari i hotelit ku ato kishin pronotuar. Ky i fundit ka rrëfyer se në biznesin e tij kanë shkuar dy vajza që nuk ishin të shoqëruar nga familjarët.

Pas gjetjes së tyre, të miturat u morën në pyetje në praninë e një psikologut dhe pasi janë takuar me familjarët në Tiranë, policia i dërgoi në një qendër sociale dhe do të qëndrojnë aty deri në sqarimin e plotë të shkaqeve dhe rrethaneve që kanë detyruar vajzat të marrin një vendim të tillë.

Ajo çfarë ka habitur hètuesit është kërkesa e vetë të miturave për të mos shkuar në shtëpitë e tyre pasi kanë shprehur fríkën se do të dhunohen nga prindërit. Në lidhje me lajmet që kanë dalë se vajzat janë parë në shoqërinë e një të rrituri apo që kishte dyshime se mund të ishin tráfíkuar, janë hedhur poshtë. 46-vjeçari që është parë në shoqërinë e vajzave ka qenë shoferi i njërit prej furgonëve me të cilët kanë udhëtuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Tentoi të vidhte një motor, arrestohet pas ndjekjes 20-vjeçari

Një 20-vjeçar është arrestuar nga Policia e Vlorës, pasi dyshohet se tentoi të vidhte një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Gjendet i pajetë taksisti në zonën e Oxhakut, dyshohet se…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë, ku një person është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Çifti i të rinjve shkon për të blerë një “Land Rover”, por e vjedhin! E mitura në timon e përplas gjatë arratisë në Vlorë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Dhërmi të qarkut Vlorë, teksa Policia arrestoi një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje në tarracën e pallatit, arrestohet 57-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës vuri në pranga një 57-vjeçar i cili ndërtoi pa leje duke shfrytëzuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec/ Përplasi për vdekje me makinë të moshuarin, arrestohet 24-vjeçarja

Një 24-vjeçare është arrestuar pasi përplasi me makinë tip ‘Benz’ një 80-vjeçar. Ngjarja u regjistrua…

LEXO ME SHUME