Categories Lajme

E pazakontë, 14 vjeçarja shqiptare fëmijë me djalin e dajës

Kosovë/Pas 13 vjeçares, një tjetër shqiptare e mitur nga Kosova është bërë nënë së fundmi. Një histori paksa e pazakontë vjen nga fshati Uglar i Komunës së Gjilanit ku një 14 vjeçare është bërë nënë më 24 nëntor të këtij viti, ndërsa babai i fëmijës është kushëriri i saj.

Lindja e foshnjës është një rast incesti, ku vajza 14-vjeçare ka kryer marrëdhënie seksuale me djalin e dajës 16-vjeçar.

Foshnja, e cila ka ardhur në jetë nga marrëdhënia seksuale e dy të miturve është braktisur dhe momentalisht ndodhet në spital.

14-vjeçarja ka lindur në Spitalin Rajonal të Gjilanit. Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës për rajonin e Gjilanit. Nga Policia e Kosovës kanë treguar se edhe babai i foshnjës është vetëm 16-vjeçar.

“Vajza që ka lind e ka datëlindjen më 10.06.2004 rasti është raportuar me 24 nëntor, në Spitalin Rajonal të Gjilanit, fëmijën e ka me një person që është i lindur me 10.01.2002”, ka konfirmuar Policia e Kosovës për rajonin e Gjilanit.

Nga Spitali Rajonal i Gjilanit kanë konfirmuar se foshnja është braktisur por është duke vazhduar të qëndrojë në spital për shkak se është ende me terapi.

Kryeshefi i Departamentit për nëna dhe fëmijë, Blerim Bajrami, nga Spitali i Gjilanit ka thënë se foshnja është braktisur dhe se pas Vitit të Ri pritet që foshnja të merret nga institucionet përgjegjëse.

“Foshnja është e braktisur, qendra për punë sociale ka dashtë me marr për me dërgua tek institucionet përgjegjëse mirëpo nuk e kemi liruar për shkak se ka qenë me terapi dhe pas Vitit të Ri besoj që do të vinë ta marrin”, ka thënë Dr. Blerim Bajrami.

Kujtojmë se të martën e kësaj jave në Klinikën Gjinekologjike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ka lindur një vajzë 13-vjeçare.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME