Një vogëlush ka mundur të ngjitë tri maja të larta. Jaxson Krzysix është 3 vjeçari i cili vesh rrobat e përshtatshme dhe fillon ngjitjen në male bashkë me babin e tij madje duket shumë entuziast në këtë përvojë. Ai ka ngjitur edhe Scafell Pike e cila është edhe maja më e lartë e Anglisë.
Tre-vjeçari Jaxon Krzysix ka pushtuar majat më të larta në Angli, Skoci dhe Uells. I ndihmuar nga prindërit Jaxon ngriti një shoqatë bamirësie që ndihmon fëmijët me probleme në shëndet pasi një mik 2 vjeçi tij nga çerdhja vdiq në moshën dy vjeçare. Babai i vogëlushit mendon se ai është më i riu në moshë që ka realizuar këtë sfidë pasi në një kërkim që ka bërë në internet ka gjetur se më i vogli i regjistruar para të birit ishte vetëm 6 vjeç.
Babai i tij Cal Krzysix e ka filmuar gjatë këtyre përvojave dhe në një rast ai duket shumë entuziast. Një moment është në majën Ben Nevis, në Skoci ku a i lumtur i thotë babait: ‘Jam në majën e botës babi’. Në të gjitha këto përvoja vogëlushi është ngjitur i vetëm pa kurrë farë mbështetje. Ka ecur i vetëm për orë të tëra.