Categories Lajme

E përdhunoi i ati, gazetari publikon foton tronditëse

Nga Enrik Mehmeti

Kjo është pamja e një fëmije i cili ka lindur i vdekur nga një vajzë e mitur në qytetin e Vlorës afër fundit të shtatzanisë.Fëmija po zhvillohej totalisht i deformuar ku sic duket sytë zinin një pjesë të konsiderushme të fytyrës ndërsa truri gjendej në kurriz.Në muajt e fundit doktorët u detyruan të hiqnin fëmijën pasi vdiq në barkun e nënës.

Pas lindjes e mitura e shoqëruar nga tezja akuzoi të atin si baban e fëmijës dhe mjekët nën zë në atë kohë u shprehën se këto deformime mund të kishin lidhje me incestin lidhur dhe me eksperiencat e kaluara në raste të tilla.E mitura më pas u tërhoq nga denoncimi pas presioneve të së ëmës dhe tha se ishte një i moshuar në lagje i cili e kishte përdhunuar.Gjithsesi babai i saj u arrestua dhe për një kohë të gjatë analiza e ADN nuk doli se kush ishte babai i fëmijës .

Po e teproj me publikimin e kësaj fotografie që për shumë nuk mund të shihet për shkak të deformimeve apo se bëhet fjalë për një fëmijë i cili nuk mundi të kishte jetë por dua të tërheq vëmëndjen për historinë e kësaj të miture të cilën e pash sot.Ndryshe nga muaj më parë që u trajtua historia e saj ku kërkonte ndihmë dhe duhej strehuar diku ,sot e pashë me cigaren në dorë.E veshur si mos më keq ,u shkëput nga disa djem dhe po kalonte rrugën në drejtim të banesës ku është strehuar familjarisht nga bashkia e cila ishte i vetmi institucioni që bëri dicka dhe disa miq që na mbështetën për ndihma të ndryshme .

Ajo nuk mori një ndihmë konkrete nga këto shoqatat që marrin fonde për strehimin e femrave të dhunuara apo që ngrën zërin për dhunën ndaj fëmijëve .Ajo u braktis dhe sot përfundoi ku është .E teprova me këtë foto për ti treguar gjithë atyre që e kanë për detyrë të bëjnë punën e tyre në institucionet apo shoqatat sepse jo cdo gjë është vetëm “show”.Shumë fqinjë në atë kohë dicka dinin por nuk i interesonte të flisnin ,të tjerë më pas gjykuan fëmijën dhe si përfundim cdo gjë ngeli te moralizmat.

Sot kjo histori është harruar ashtu sic harrohet çdo histori në këtë vëndin tonë por sot pash një fëmijë të shkatërruar ,e cila mund të ishte shpëtuar .Ky është një mesazh gjithashtu për të gjithë ata baballarë monstra që guxojnë dhe përdhunojnë fëmijët e tyre

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Athinë/ 40-vjeçari plagoset me thikë, arrestohet edhe një shqiptar

Një përleshje midis afërsisht 15 personave ndodhi të shtunën në mbrëmje në zonën e Kypselit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dënohet agjenti imobilar, u siguroi shqiptarëve 19 shtëpi në Angli për të mbjellë kanabis

Drejtori i një agjencie imobiliare në Britaninë e Madhe është dënuar me më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrogozhinë, arrestohet i riu që kanosi me kallashnikov 35-vjeçarin

Një konflikt mes disa personave është parandaluar të përshkallëzohet në një ngjarje me pasoja të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kanosi kushëririn e tij për t’i marrë 300 mijë euro, arrestohet në Vorë 56-vjeçari

Një 56-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Vorë, pasi dyshohet se ka kanosur kushëririn e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi në Athinë/ Lulzim Cakës iu gjetën në banesë 2 milionë euro, detaje

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin në Athinë të Lulzim Cakës, i njohur…

LEXO ME SHUME