Categories Lajme

E përjashtoi nga grupi parlamentar, Berisha zbulon aksionin politik ndaj Bashës: Do të zhvilloj takime të hapura në të gjithë Shqipërinë, deri në…

I ftuar në “Zonë e Lirë”, ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka treguar aksionin e tij ndaj kryedemokratit Lulzim Basha, që vendosi ta përjashtonte atë nga grupi parlamentar, deri në zbardhjen e plotë të vendimit të DASH për shpalljen ‘non grata’. Berisha tha se Basha ka shkelmuar çdo rregull e kushtetutë të PD.

Ish-kryeministri nënvizoi se do të bëj gjithçka që PD të rimarrë vlerën e dikurshme, e për këtë gjë tha se do të zhvillojë takime të hapura në të gjithë Shqipërinë, si dhe paralajmëroi referendum.

“Aksioni im, është rivendosja, konsulta, debati me anëtarët e PD, aktivistët e PD, drejtues të PD, për çfarë? Së pari për mënyrën se si Lulzim Basha vendosi për të shkelmuar rregull statutor. Së dyti, Lulzim Basha me këtë veprim me një akt pabesie dhe synonte pa asnjë diskutim, t’i hapë rrugën marrëveshjes me Edi Ramën. Përfitimet e nëndheshme, mund të bëni ndonjë investigim dhe dalin.

Rëndësi për mua ka që shkelmimi që kryetari i PD bëri për statutin, ligjin dhe kushtetutën e PD, duke shkelmuar çdo anëtar dhe aktivist të saj. Unë do të bëj çdo gjë që anëtarët e PD të thonë fjalën e tyre dhe të jeni të sigurt që do e realizoj këtë gjë. Do zhvilloj takime demokratike të hapura në të gjithë Shqipërinë dhe deri në shprehje me referendum për këtë gjë”, tha Berisha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Golem\ Zaptuan hapësirat publike 3 në hetim! Sekuestrohen 116 çadra dhe 232 shezlongë

Policia e Kavajës ka vijuar kontrollet në vijën bregdetare në kuadër të operacionit “Plazhi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Muzika e lartë pas orës 24:00, gjobitet me 2 mln lekë pronari i ‘beach bar’ në Himarë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në zbatim të planit të posaçëm të masave për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec, ra në kontakt me rrymën elektrike humb jetën elektricisti , rreth 60 vjeç

Një ngjarje e rëndë është regjistruar e sot në fshatin Zërvaskë të Pogradecit, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ tre të arrestuar (EMRAT)

Tre persona janë arrestuar në Shkodër për armë pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike…

LEXO ME SHUME