Categories Lajme

” E premtja e zezë”, 60 milionë njërëz nuk dalin nga shtëpia

Studime të ndryshme kanë treguar se “e premtja e tersit” është një nga besëtytnitë më të përhapura në botë, njëkohësisht një ndër më të diskutuarat. Rreth 60 milion njerëz në gjithë botën refuzojnë të dalin  nga shtëpia të premten e datës 13 pasi ata besojnë se do t’u ndodhë diçka e keqe.

Për supersticiozët numri 13 dhe dita e premte sjellin ters, por kur bëhen bashkë rreziku është edhe më i madh. Në ditë si kjo e sotmja, e premte 13, ata mundohen të shmangin lëvizjet dhe të shtyjnë për një ditë tjetër punën dhe planet e tyre.

Ekzistojnë disa teori mbi origjinën e kombinimit të kësaj date dhe dite. Rrënjët e këtij supersticioni shkojnë deri në shekullin XIX. Sipas studiuesve, ky kombinim lidhet me vdekjen e kompozitorit të njohur italian, Gioachino Rossini, i cili vdiq një të premte më datë 13.

Numri 13 është numër ters që thyen numrin e plotë 12. Dymbëdhjeta shihet si reflektim i 12 muajve të vitit, 12 numrave të orës, 12 perëndive të Olimpit, 12 fiseve të Izraelit, 12 apostujve të Jezusit, 12 ndjekësve të Muhametit në besimin islam , 12 shenjave të zodiakut e të tjera.

Sa i përket të premtes, ajo konsiderohet një ditë ters të paktën që prej shekullit XIV.

E premte ishte edhe dita e kryqëzimit të Jezu Krishtit. Megjithatë, ka autorë që thonë se të gjitha referencat për “tersin” e së premtes nuk ekzistonin para vitit 1907. Ata argumentojnë se popullariteti i së premtes 13 mori përmasa pas publikimit të novelës së Thomas W.Lawson “E premte, 13-të” të cilën një punonjës i paskrupullt i “Wall Street” e shfrytëzoi për të përhapur panik, po në atë vit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME