Categories Sport

Nëna e tij nuk ia del, ditë zie për Hygor të Vllaznisë

Ditë e trishtueshme për mesfushorin e Vllazninë, brazilianin Hygor. I larguar drejt vendlindjes që në mesin e muajit nëntor, futbollistit të shkodranëve i është dashur të kalojë një dramë. Nëna e tij kishte probleme me zemrën dhe mbrëmjen e djeshme është ndarë nga jeta. Hygor kishte shkuar në Brazil për t’i qëndruar pranë, me shpresën se ajo do t’ia dilte. Nuk ka ndodhur kështu, ndërkohë që mesfushori ka ndarë edhe një mesazh me gjithë miqtë e tij në rrjetet sociale, të cilët i falënderon për mesazhet dhe lutjet e bëra që nëna e tij të shpëtonte. Fjalë zemre edhe për nënën e tij, e cila ka lënë këtë botë: “Pushofsh në paqe nënë! Do të dua gjithmonë. Ti ishe dhe do të jesh gjithmonë dashuria ime e madhe. Faleminderit për të gjitha mësimet dhe për formimin e një personi dinjitoz dhe me karakter. Faleminderit të gjithë miqve që më dërguan mesazh. Me vjen keq që nuk mund t’i përgjigjem të gjithëve tani. Faleminderit për lutjet tuaja”. /abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME