Rafael Nadal, aktualisht tenisti numër një në botë, gjatë meçit të sotëm me Federico Delbonis, e ka qëlluar me top në fytyrë një vajzë që i blidhte topat.
Goditja ishte relativisht e fortë, prandaj Nadal menjëherë ka vrapuar në drejtim të saj për të parë nëse ajo është mirë.
Vajza vetëm i ka buzëqeshur, ndërsa tenisti spanjoll e ka puthur në faqe. Pas meçit Rafa e ka pranuar se ishte tmer ruar derisa e pa se vajza është mirë.
“Sinqerisht isha i tmer ruar për të. Topi ishte mjaft i shpejtë dhe e qël loi në kokë. Ajo është një vajzë shumë trimëreshë”, ka thënë Nadal.