Categories Lajme

E rëndë/ Furgoni i mallrave përplaset me kamionin në Librazhd, ndërron jetë shoferi dhe plagoset pasagjeri. ja kush janë

Eugen Meka, 31 vjeç, ka ndërruar jetë mëngjesin e kësaj të shtune në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas. Furgoni i mallrave të cilin ai e drejtonte, është përplasur me një kamion dhe për pasojë i riu ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.

Ndërkohë, i plagosur ka mbetur dhe shtetasi Y. Z., 30 vjeç, i cili ishte pasagjer në mjetin furgon dhe aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i kamionit, shtetasi Y. Z., është shoqëruar në polici për kryerjen e veprimeve procedurale, ndërsa grupi hetimor vijon në vendngjarje punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

“Në aksin rrugor “Librazhd-Prrenjas”, automjeti me drejtues shtetasin E. M., 31 vjeç, banues në Korcë, është përplasur me kamionin me drejtues shtetasin Y. Z., 30 vjeç. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën në vendngjarje shtetasi E. M., dhe është dëmtuar pasagjeri që udhëtonte me të, i cili është në kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftim.

Ky segment rrugor është ndër më problematikët në vend, për shkak të fluksit të lartë të mjeteve që qarkullojnë në të dhe shpejtësisë së ulët të lëvizjes, për shkak se rruga është tepër e ngushtë. Qeveria shqiptare po zbaton projektin për zgjerimin e saj, nga Elbasani deri në Qafë Thanë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali: Zoti do të sjellë lehtësim pas vështirësive

Erjon Vishkulli, protestuesi që u plagos në sy me plumb gome gjatë protestës të tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari akuzohet për shpërdorim detyre në disa raste

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga operacioni “Stolen Land” Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME