Categories Lajme

E rëndë në Durrës/ Nëna braktis 3 fëmijët, të miturit 3 ditë pa ngrënë

Një ngjarje shqetësuese është denoncuar në zonën e plazhit të Durrësit, ku tre fëmijë të mitur dyshohet se janë lënë të vetëm në banesë nga nëna e tyre, duke u përballur me kushte të vështira jetese.

Sipas informacioneve paraprake, nëna e fëmijëve, e identifikuar si shtetasja Blerina B., është larguar nga banesa dhe prej disa ditësh nuk ka pasur asnjë kontakt, ndërsa fëmijët kanë mbetur pa kujdes prindëror.

Situata është vënë re nga fqinjët, të cilët, të alarmuar nga gjendja e fëmijëve dhe mungesa e përkujdesjes, kanë kërkuar ndërhyrjen e institucioneve përkatëse. Ata raportojnë se të miturit ndodhen në kushte të vështira dhe kanë nevojë urgjente për ndihmë.

Banesa ku jetojnë fëmijët rezulton e lënë pas dore, ndërsa deri më tani nuk ka asnjë informacion zyrtar mbi vendndodhjen e nënës apo arsyet e largimit të saj.

Policia e Durrësit ka ndërhyrë dhe ka marrë nën kujdes tre fëmijët që janë braktisur nga nëna e tyre. Ata kanë deklaruar se kanë 3 ditë pa ngrënë ushqim dhe se prej një muaji, nuk shkojnë në shkollë./ Zoom.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, AFP: Shumë vajzave të huaja i premtohet vendi i punës, por përfundojnë në burg

“Një numër në rritje grash po tërhiqen nga rrjete kriminale ndërkombëtare në Shqipëri nga vende…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Atentat 39-vjeçarit turk, sherri i nisur në Turqi përfundoi me plumba në Tiranë

Një sherr që ka nisur që në Turqi dyshohet të jetë shkaku i atentatit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Sot, në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ditën në punë dhe natën pjesë e rrjetit të trafikut të kokainës, arrestohet shqiptari në Itali! I gjenden kokainë, municione dhe kanabis

Një operacion i Karabinierëve në Calcinato në Itali, çoi në arrestimin e një 48-vjeçari shqiptar,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali/ 47-vjeçarja shqiptare humb jetën pas diagnozës së gabuar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali. Një 47-vjeçare shqiptare ka humbur jetën si pasjë…

LEXO ME SHUME