Categories Lajme

E rrallë/ Votuesi rrëfen një vrasje në fletën e votimit, por policia befasohet nga ajo që zbulon

Në fletën e votimit është e pritshme që të gjesh emra kandidatësh të ndryshëm nga ata çfarë kanë përzgjedhur forcat politike, fyerje dhe vlerësime, por rrëfimi i një vrasje është krejtësisht i pazakontë.

Një fletë e tillë votimi është gjetur në Villasanta të Monzës, ku një 31-vjeçar ka rrëfyer një vrasje gjatë zgjedhjeve të fundit për Dhomën e Deputetëve më 25 shtator të vitit të kaluar.

Në fletën e votimit burri kishte shkruar: “Për policinë: Vrava një burrë dhe e varrosa në një kantier ndërtimi në zonën e veriut, ju lutemi bëjini një varrim të krishterë“.

Rrëfimi bëri që autoritet italiane të alarmoheshin dhe pasi identifikuan vendndodhjen e treguar nga 31-vjeçari në rrugën Fieramosca në Villasanta, nisën inspektimet dhe gërmimet në prezencën e një gjeologu mjeko-ligjor nga instituti i Mjekësisë Ligjore të Universitetit të Milanos.
Konsulenti, me një specialist botanik, arkeologë dhe qen kërkimi të trajnuar, identifikuan tre zona të mundshme varrimi, por pas dy ditëve gërmimesh me qen molekularë nuk zbuluan asgjë.

Pas kësaj hetuesit e Brianzës punuan me gjurmët e gishtërinjve, duke identifikuar  31-vjeçarin që bëri rrëfimin në fletën e votimit.

Për identifikimin e autorit të mundshëm u verifikuan profilet e mbi një mijë votuesve, me 200 persona të thirrur për të kryer një vlerësim me shkrim dore në komisariatin e policisë në Monza, ndërkohë që policia shkencore e Milanos punoi për gjurmët e gishtave.

Kur 31-vjeçari është thirrur për krahasim me shenjat e gishtave, ai ka rrëfyer se ka qenë ai që e ka shkruar atë fjali në fletën e votimit.

“Nuk mund të flija më natën që kur e pashë reportazhin në televizion”, tha ai duke treguar më tej se vrasja nuk ka ndodhur dhe se ai kishte shpikur gjithçka për të bërë bujë mediatike sepse ishte i zhgënjyer nga politikanët.

“E bëra në një moment inati, nuk kam vrarë asnjeri”, rrëfeu ai.

Por, në fakt, gjuetia për një trup që nuk ekzistonte i ka kushtuar autoriteteve mijëra euro nga paratë publike, ndaj 31-vjeçari është denoncuar nga policia për shpifje

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME