Categories Lajme

“Ajo më mashtronte”/ Vrau gruan me thikë, burg përjetë për shqiptarin. Rrëqethin fëmijët: Nëna punonte në dy punë për të na mbajtur…!

52-vjeçari shqiptar që në fund të korrikut 2022 goditi me thikë dhe vrau gruan e tij Eleonorën në Tsilivi të Zakynthos, u dënua me burgim të përjetshëm pa asnjë rrethanë lehtësuese.

Autori është shpallur fajtor për vrasje me dashje ndërsa njëkohësisht është dënuar me 8 muaj burg për tentativë vrasje dhe 9 muaj për armëmbajtje dhe dëmtim të pasurisë së huaj.

Htrtu

Viktima ishte nënë e tre fëmijëve. Disa orë para krimit, gruaja fatkeqe kishte shkuar për të disatën herë për të denoncuar 52-vjeçarin për dhunë, por sapo është kthyer në shtëpinë e saj në Tsilivi, ai e ka sulmuar atë me shqelma dhe grushte.

Më pas e futi me forcë në kuzhinë ku e goditi me thikë për vdekje. Madje, i tillë ishte tërbimi i tij, saqë thika që i mori jetën gruas fatkeqe ishte shtrembëruar.

Pas krimit brutal ai u fsheh dhe të nesërmen u zgjua dhe shkoi në punë normalisht. Gjatë arrestimit, ai i kishte thënë policisë: “E vrava se po më mashtronte”.

Eleonora

41-vjeçarja shqiptare kishte tre fëmijë (19, 14 dhe 8 vjeç) dhe punonte dy punë për t’i rritur.

“Nëna ime kishte frikë. Ajo punoi dy punë për të mbajtur fëmijët e saj, si dhe atë. Babai im i shpenzoi të gjitha paratë e saj.

Ata shpesh ziheshin. Edhe unë, edhe vëllai im kishim ndërhyrë shumë herë. Edhe duke e rrahur që të largohej. Por ai atje…”, kishte thënë djali i madh i çiftit ditën që u kap i ati.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, 3 të arrestuar, mes tyre dy vëllezër!

Policia italiane arrestoi 3 shqiptarë si pjesë e një operacioni kundër trafikut të drogës midis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vrasja e Rexhep Ismailit në lokalin e tij, ishte në tavolinë me Tori Ruçin! Lulzim Tabaku dhe grupi i tij shpallen në kërkim

Drejtori i Policisë së Vlorës Elidon Çela, ka dalë sot me një deklaratë për mediat lidhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 8 Maj 2026

Dashi Gjate kësaj dite do merren vendime mjaft te rëndësishme për jetën ne çift. Do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turizmi/ Kriza për punëtorë, pagat sezonale në Jug për pastruese arrijnë deri në 1,200 euro! Rritet me 20% oferta për punonjës

Ashtu si një vit më parë, edhe këtë sezon turistik baret, restorantet dhe hotelet në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vritet në lokalin e tij në Sarandë, Ismaili, pjesë e strukturave drejtuese të PD, deputetja demokrate: E tronditur, autorët të vihen para drejtësisë

Rexhep Ismaili, 66-vjeçari i cili një ditë më parë u ekzekutua me armë zjarri në…

LEXO ME SHUME