E mbani mend emrin e tij qe qarkulloi pasi ne portin e Durresit vjet u kap sasia rekord e k okaines fshehur ne banane?
Dy ditë pas ekstradimit në vendin tonë, Arbër Çekaj doli sot në gjyq për t’u njohur me masën e sigurisë ndaj tij, dhënë edhe më herët në mungesë.
Sic shkruan tch, Çekaj ka qeshur me ironi gjatë gjithë kohës që lexoheshin akuzat e rënda ndaj tij.
Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e arrestit me burg për Arbër Çekajn, i cili u ekstradua disa ditë më parë nga Gjermania, dhe akuzohet për sasinë prej 613 kilogramë kokainë që u kap rreth një vit më parë në portin e Durrësit.
Biznesmeni i bananeve pritet të qëndrojë në burgun 313 në Tiranë deri në dhënien e dënimit përfundimtar.
Avokti Maks Haxhia ka kërkuar revokim mase, dhe ndryshimin e saj në një masë më të butë.Sipas avokatit Arbër Çekaj ka patur vetëm bananet, ndërsa pronari ka i kontenierit ka qenë tjetër, ai duhet hetuar. Arbër Çekaj sipas avokatit nuk ka lidhje me këtë ngjarje.
Kujtojmë se Arbër Çekaj u arratis në Gjermani pas zbulimit në Portin e Durrësit të kokainës së ardhur nga Kolumbia në mars të vitit 2018, dhe kërkoi atje azil politik me argumentin se në Shqipëri i rrezikohet jeta.
Shkalla e parë e gjykatës gjermane vendosi për ekstradimin e Çekajt në Shqipëri, por më tej pronari i “Arbi Garden” kërkoi apelimin e vendimit, dhe në fund verdikti i dhënë për të do të ishte i njëjti.
Për çështjen e 613 kilogramëve kokainë mbahen të arrestuar menaxheri i kompanisë së Çekajt, Donald Lushaj dhe Armando Pezaku, shoferi i kamionit që transportoi kontenierët me banane dhe kokainë drejt magazinave të Arbri Garden në Maminas ku u zhvillua dhe operacioni i arrestimeve nga policia që zbuloi kokainën me vlerë 180 milionë euro.