Categories Lajme

“E takuam gjysmë ore para ngjarjes”, miqtë e 18-vjeçarit që u vra me thikë: I qëndronte larg sherrit, ndihmonte të atin pasi mbaroi gjimnazin

Miqtë e Aureljo Dervishit e përshkruajnë një djalë të qetë që i qëndronte larg sherrit, 18-vjeçarin që mbeti i vrarë një natë më parë në Shkozë pas sherrit mes dy grupeve të rinjsh.

Ata shprehen se e kishin takuar gjysmë ore para ngjarjes, ku ishte pasagjer në një makinë, ndërsa nuk e kishin vënë re se me kë ishte.

“Aureljo ka qenë djalë shumë i mirë. I qëndronte larg sherrit dhe bënte shumë për shoqërinë

Pasi mbaroi gjimnazin punonte me të atin, bënin punime elektrike. E takuam gjysmë ore para ngjarjes. Ishte pasagjer në një makinë. Ishte i qetë. Nuk e pamë me kë ishte i shoqëruar”, thanë për Top Channel miqtë e viktimës.

18-vjeçari ishte në vendin dhe momentin e gabuar, pasi nuk ishte ai shkaku i sherrit mes të rinjve një natë më parë.

Viktima Aureljo Dervishi

Sipas gazetares së Top Channel, Dorjana Bezat, “molla e sherrit” ka qenë një vajzë, e cila dikur ishte lidhur me shokun e viktimës dhe më pas kishte nisur një marrëdhënie me një djalë tjetër.

Dervishi në momentin e përplasjes ka qenë me personin që kishte konflikt dhe një shokun e tij. Mësohet se ata janë ndeshur në rrugë me agresorët dhe më pas kishte nisur konflikti fizik.

Duke qenë se viktima ishte i fuqishëm fizikisht, kur nuk e kanë mundur me grushte, e kanë goditur me thikë në zemër.

Mësohet se të arrestuarit të dyshuar si autorët e ngjarjes, janë Fensis Shehu, 20 vjeç, dhe tre të mitur të moshës 16 vjeç, 16 vjeç, një 15 vjeç janë nga Farka.

Dyshohet se ishte 15-vjeçari, njëri nga 4 të arrestuarit  që qëlloi me thikë viktimën. Sipas informacioneve, 16-vjeçarja, e dyshuar si ”molla e sherrit” ishte në makinë me Aurelion që mbeti viktimë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar!

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar! Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME