Categories Lajme

E thirrën me urgjencë për të shoqeruar një familje që po vidhte ushqimet, Polici bën gjestin e papritur

Një polic amerikan u thirr me urgjencë për të arrestuar një familje të dyshuar se kishte vjedhur ushqime në një dyqan në Somerset, Massachusetts. Por në fund, efektivi jo vetëm nuk i prangosi, përkundrazi, i pagoi vetë të gjitha. Historia e policit Matt Lima tashmë ka pushtuar titujt kryesore të disa gazetave amerikane. Edhe pse ngjarja ndodhi muajin e kaluar, ajo është mësuar tani.

Dy gra u raportuan se nuk kishin kaluar në kasë të gjitha ushqimet e marra. Ato u treguan mjaft të sinqerta në përgjigjen e tyre përpara efektivit: donin që të kishin si të gjithë një darkë normale Krishtlindjesh me të cilën të gëzonin fëmijët e tyre.

Por familja kishte hasur në vështirësi financiare këtë periudhë, e nuk e paguante dot të gjithë ushqimin. Lima i qortoi për shkeljen, por nga ana tjetër i la të merrnin të gjithë ushqimet pasi atë çfarë mungonte në faturën e pazarit, e pagoi nga xhepi i tij. “Dy fëmijët e vegjël që ishin me njërën nga gratë më kujtuan fëmijët e mi”, tha polici. “Nuk mund të bëjë gjë tjetër përveçse t’i ndihmoja”, shtoi ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Trafikonte heroinë me taksi, arrestohet 34-vjeçari!

Një 34-vjeçar ka rënë në prangat e policisë greke, i akuzuar për posedim dhe shpërndarje…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në rrugën e Plazhit të Vjetër në Vlorë, plagoset motorristi

Një aksident automobilistik ka ndodhur pak momente më parë në rrugën e Plazhit të Vjetër.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, vetura me shpejtësi merr përpara zetorin bujqësor! 3 të plagosur në spital

Një aksident është shënuar pak minuta më parë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, në afërsi të fshatit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Këmbimi valutor 7 prill/ Me sa lekë blihen e shiten monedhat kryesore

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe shitet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përndiqte 42-vjeçaren, arrestohet një person në Borsh. Nis hetimi edhe për bashkëshortin e saj

Një 42-vjeçare është përndjekur nga një person në Borsh, tashmë i arrestuar nga policia. Pas…

LEXO ME SHUME