Categories Lifestyle

E thotë shkenca: Truri i meshkujve kërkon më shumë s.eks sesa ushqim

Fakti se meshkujt janë gjithmonë të uritur për seks, nuk është surprizë, por studimet e fundit kanë treguar se kjo dëshirë natyrale është aq e fortë, sa kalon edhe prioritete të tjera, siç është dëshira për t’u ushqyer (është si një lloj funksioni themelor për mbijetesë). Në fakt, duket si çmenduri – por është rezultati i studimit të fundit, i botuar në “Nature”. (Sipas shkencës, djemtë janë më të prirur të bëjnë gjëra që çojnë në shkatërrimin e organizmit të tyre, kështu që gjithçka e ka një shpjegim.) Studiuesit britanikë dhe amerikanë, në një test me krimbat, provuan disa forma klasike të sjelljes për të provuar se kur krimbat meshkuj ishin të uritur në prani të femrave, ata në të vërtetë zgjidhnin seksin para ushqimit, transmeton Class.

Sipas studiuesve, gjithçka shpjegohet me praninë e disa neuroneve që gjenden te meshkujt dhe jo te femrat, të cilat janë quajtur “misteri i qelizave mashkullore – MCMS”. Të dyja gjinitë, si meshkujt, ashtu edhe femrat kanë qarqe të krahasueshme në tru, por këto qeliza ndryshojnë rrugën e instinkteve te meshkujt: “Këto ndryshime, gjatë maturimit seksual të meshkujve u japin mundësi atyre të kujtojnë takimet e mëparshme seksuale dhe prioritetin e situatave të ardhshme seksuale”,- thotë autori i studimit Arantza Barrios.

Pra, sipas tij, kjo sjellje nuk është në kokë (nuk komandohet) – puberteti i bën meshkujt të jenë të ndryshëm nga femrat dhe të kërkojnë më shumë seks. Edhe pse studimi u krye në krimba, ai “megjithatë, na vë përpara një perspektive e cila na ndihmon të vlerësojmë dhe ndoshta edhe të kuptojmë shumëllojshmërinë e seksualitetit njerëzor, orientimin seksual dhe identifikimin gjinor.

Sipas bashkautorit të këtij studimi, Scott Emmons, studiuesit besojnë se është e mundur që edhe truri i meshkujve (njerëzorë) të ketë tipa neuronesh që femrat nuk i kanë – dhe anasjelltas – mënyra se si meshkujt dhe femrat e perceptojnë botën dhe çfarë vendosin ata prioritet në jetën e tyre. Kështu… pas kësaj, ndoshta sekreti i nje zemre mashkullore nuk kalon më nga stomaku.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME