Categories Lifestyle

Lëngu i kumbullave, kura më e mirë kundër ka.ncerit të zorrëve

Lëngu i kumbullave është një ndër pijet që funksionin më së miri si ilaç natyral kundër konstipacionit, por kjo nuk është gjithçka për të cilën mbahet lëngu i kumbullave Përfitimet e kësaj pije përfshijnë gjithashtu aftësinë për të parandaluar sëmundjet e zemrës, forcimin e kockave, mbrojtjen e mëlçisë dhe zvogëlimin e stresit oksidues në trup.

Më poshtë do të gjeni 6 përfitime të tjera shëndetësore

  1. Lehtëson kapsllëkun

Lëngu i këtij fruti funksionon si një qetësues i traktit intestinal. Të ngrënët ushqime me fibra e ujë ndihmojnë në lehtësimin e kapsllëkut tek të rriturit. Pirja e lëngut të kumbullës mund të ndihmojë në rritjen e baktereve të shëndetshme në sistemin e tretjes dhe lëvizjen e rregullt të zorrëve.

  1. Mund të ndihmojë parandalimin e kancerit të zorrëve

Sipas një studimi të botuar në Journal of Nutritional Science and Vitaminology përfitimet e lëngut të kumbullës mund të përfshijnë aftësinë për të ndaluar rritjen e qelizave të këqija në zorrën e trashë.

  1. Parandalon sëmundjen e zemrës

Falë antioksidantëve të fuqishëm që përmban, lëngu i kumbullës së zezë ndihmon në parandalimin dhe ngadalësimin e përparimit të shumë sëmundjeve, përfshirë sëmundjen koronare të zemrës. Një studim i vitit 2009 zbuloi se shtimi i kumbullave në dietën tuaj mund të ndihmojë në ngadalësimin e përhapjes së arteriosklerozës. Përbërjet fenolike ndihmojnë në uljen e niveleve të kolesterolit LDL (të keq) dhe pastrimin e arterieve.

  1. Zvogëlon stresin oksidativ

Antioksidantët e fuqishëm e pranishëm në lëngun e kumbullave ndihmojnë në luftimin e radikaleve të lirë, këshillon Living. Falë karotenoideve lutein dhe zeaxanthin., kumbullat gjithashtu janë një frut shumë i mirë për shëndetin e syve dhe mbrojnë shikimin nga degjenerimi makular.

  1. Mbron kundër sëmundjeve të mëlçisë

Studimet sugjerojnë që pirja e lëngut të kumbullës në mënyrë të rregullt mund të ndihmojë në procesin e detoksit të trupit dhe të zvogëlojë rrezikun e sëmundjes së mëlçisë. Antioksidantët mund të ndihmojnë në luftimin e dëmtimit oksidativ që mund të shkaktojë probleme të një nga organet më të rëndësishme të trupit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME